Krimi në familje ka shënuar një tjetër viktimë në Gramsh mëngjesin e kësaj të shtune. 32-vjeçarja Gurije Hysa ka humbur jetën në fshatin Grekan, pasi është mbytur nga bashkëshorti në shtëpinë e tyre.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin Alvin Hysa, 35-vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa efektivët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj./Opinion.al