Një 49-vjeçar nga fshati Blacë i Pogradecit, në orët e para të mëngjesit, ka qëlluar për vdekje me sqepar dhe thikë bashkëshorten në banesë.
Burime nga policia, thanë se shtetasi me inicialet B.M, rreth 49-vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49-vjeçe.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Të njëjtat burime deklaruan se autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.