Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krim i organizuar dhe korrupsion, SPAK: 22 procedime penale në Shtator

2022/10/07 at 2:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtuesit e SPAK, vizitë zyrtare në Uashington

SPAK ka bërë bilancin e punës për muajin shtator të këtij viti. Bëhet me dije se gjatë këtij muaji janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim. Sakaq, Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Ndërkohë, gjatë këtij harku kohor janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Njoftimi i plotë

Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Shtator 2022

Janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim.

Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur, dhe për një të pandehur është dhënë pafajësi.

Janë kthyer 30 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 4 vendime penale ku kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 7 të dënuar.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 15 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për 5 të dënuar për përfundimin e dënimit alternativ.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 10 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është dërguar pranë autoriteteve të huaja një kërkesë për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore.

Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Shqipëri.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar.

Janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Shtatë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në 6 Trajnime dhe Konferenca jashtë vendit.

U është kthyer përgjigje e plotë 13 kërkesave zyrtare për informacion.

Është hartuar Programi Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 i SPAK në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore.

Është hartuar Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 8 mujorin 2022 të SPAK. Janë iniciuar 4 procedura prokurimi. Janë nënshkruar 7 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.

Ju sugjerojmë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë
Politikë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë

11 Qershor, 2025 8:53 pm
Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit

11 Qershor, 2025 8:27 pm
Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!
Aktualitet

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!

11 Qershor, 2025 8:12 pm
Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku
Politikë

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku

11 Qershor, 2025 7:30 pm
Sezoni turistik ka nisur, probleme në furnizimin me ujë në Vlorë
Aktualitet

Sezoni turistik ka nisur, probleme në furnizimin me ujë në Vlorë

11 Qershor, 2025 7:18 pm
Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Kryesore

Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

11 Qershor, 2025 7:16 pm
Kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër, KAS jep vendimin
Politikë

Kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër, KAS jep vendimin

11 Qershor, 2025 7:03 pm
Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet
Kronikë

Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, Prokuroria Tiranë nis hetimet

11 Qershor, 2025 6:58 pm
Los Anxhelos mes orës policore dhe protesta kundër dëbimit të imigrantëve
Bota

Los Anxhelos mes orës policore dhe protesta kundër dëbimit të imigrantëve

11 Qershor, 2025 6:48 pm
1,665 mjete elektrike hyn në vend në 5 muajt e parë të 2025
Aktualitet

1,665 mjete elektrike hyn në vend në 5 muajt e parë të 2025

11 Qershor, 2025 6:34 pm
Para
Berisha: Në TIMS janë zhdukur gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë

Berisha: Në TIMS janë zhdukur gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë

Berisha: Meta do mbështesë kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listat e këshillave

Berisha: Meta do mbështesë kandidatët tanë dhe do përqendrohet në listat e këshillave

Energjia/Tabaku para mbledhjes së ERE: S’ka arsye që çmimi të bëhet më i larti në rajon

Energjia/Tabaku para mbledhjes së ERE: S’ka arsye që çmimi të bëhet më i larti në rajon

TE FUNDIT

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë

“Edhe sanitaret marrin 700 euro”,Dredha zbulon pagat në sektorin e turizmit në Vlorë
11 Qershor, 2025

“Turistët e kanë pushtuar qytetin që në muajin prill”, kështu deklaroi për Klan News, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha. Duke qenë...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja në jug të Libanit
11 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën, gjatë një sulmi ajror izraelit në një...

Lexo më shumë

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!

Problemet me ujin në Vlorë, kryebashkiaku: Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt!
11 Qershor, 2025

Në një lidhje Skype për Klan News, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha foli për problematikën për furnizim me ujë...

Lexo më shumë

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku

Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Si përgjigjet Jorida Tabaku
11 Qershor, 2025

“Nuk i parashikoj dot”. Kështu u përgjigj deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kur u pyet në studion e Klan News se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com