Shkencëtarët kanë krijuar një pilulë kontraceptive për meshkujt. Sipas BBC, kjo është një rrugë qelizore, që ndalon spermën të mos jetë në gjendje të notojë.
Në fillim, testi është kryer tek lepujt. Pas provave, rezultati tregoi se pilula e ngadalëson spermën të trullosur për të paktën disa orë, mjaftueshëm për t’i ndaluar spermatozoidët të arrijnë në vezore.
Pilula kontraceptive për meshkujt, nuk ka asnjë hormon në përbërje dhe pihet një orë para marrëdhënieve seksuale. Pas provave, u arrit në konkluzionin se një dozë e vetme e ilaçit, e quajtur TDI-11861, imobilizonte spermën para, gjatë dhe pas marrëdhënies dhe efekti zgjati rreth 3 orë./Opinion.al