Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijohet identikiti, ja si duken grabitësit e milionave në aeroport

2016/07/03 at 10:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Grabitja në Rinas, ja si u realizua në vetëm 4 minuta

Prokuroria dhe policia e shtetit ndërtojnë identikitin e tre autorëve të grabitjes së rreth 1 milion eurove brenda pistës së avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.


Sipas të dhënave paraprake, policia ka arritur të ndërtojë imazhet fizike të 3 grabitësve.

Burimet zyrtare i thanë ABC NEWS se dy nga grabitësit janë të moshës nga 25 deri 35 vjeç, me fizik të dobët dhe me gjatësi nga 1.65 cm deri 1.80 cm.

Ndërsa personi i tretë, është i shkurtër rreth 1.60 deri 1.70 cm, me trup të shëndoshë dhe moshës mbi 35 deri 40 vjeç. Identikiti i 3 të dyshuarve, sipas policisë është ndërtuar falë kamerave të sigurisë së dy furgonëve të blindit, të cilët janë të pajisur me kamera sigurie.

Kjo pasi koncesionari dhe kompania private ICTS nuk kishte vendosur kamera sigurie në zonën e ngarkimit të dërgesave postare dhe parave në avion.

Kamerat e munguara

Konstatimi është bërë edhe nga prokuroria e Krujës, e cila nuk ka rritur të siguroj pamjet filmike të momentin e grabitjes, pasi vendi nuk ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Mungesa e monitorit të kësaj zone, për hetuesit ka vështirësuar punën për të fiksuar ndonjë detaj të rëndësishëm për identifikimin e autorëve të grabitjes. Në këto pamje, të fiksuar nga kamerat e furgonave të blindit, autorët kishin të veshura doreza, paruke dhe maske në fytyrë si dhe jelekët që ngjanin me të kompanisë private që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurinë e perimetrit të aeroportit.

Parukja e gjetur ku u dogj makina

Policia në vendin ku është djegur makina, që u përdor nga autorët për grabitje mësohet se ka gjetur njërën prej parukeve të përdorura nga grabitësit. Parukja e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekzaminim biologjik në Laboratorin e Policisë Shkencore, ku po punohet për të gjetur ndonjë gjurmë apo fije floku për të krijuar një profil gjenetik të përdoruesit të kësaj parukeje.

Gjithashtu në vendin braktisjes së makinës, policia ka gjetur edhe një bidon plastik, i boshatisur por që dyshohet se ka qenë i mbushur me benzinë që është përdorur për të djegur makinën e tipit “Benz”. Për hetuesit autorët e grabitjes, dyshohet se janë njohës të mirë të zonës dhe ishin të mirë-informuar për çdo lëvizje në Rinas. Dyshohet se ndonjëri prej grabitësve, mund të ketë qenë i punësuar në aeroport, pasi e njihte shumë mirë zonën e perimetrit të rrethimit. Ajo që ka rënë në sy për hetuesit është fakti se porta 3 nga ku kanë hyrë grabitësit nuk ishte e monitoruar nga kamera dhe nuk kishte as sensor alarmi, siç ishin të pajisura portat tjera të aeroportit. Edhe pas grabitjes, në portën nr.3 nuk ka ndryshuar asgjë, përveç se një zinxhiri të ri të portës dhe nga jashtë që ruhet nga efektivë të policisë.

Dyshimet për 2 bashkëpunëtorë të tjerë

Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare të gati 1 milion eurove dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3. Hetuesit dyshojnë se pas djegies së “Benz-it” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet. Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë. Nëse 3 autorët që qëndronin në makinën tip BENZ janë konsideruar si krysorë dyshimet janë se ata janë ndihmuar nga të paktën edhe 2 persona të tjerë.



Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Dënohet minoreni, prekte në pjesë intime shoqen e bankës

Dënohet minoreni, prekte në pjesë intime shoqen e bankës

Video/ Franca mbyt Islandën, 4 gola në pjesën I

Francë-Gjermani në gjysmëfinale

Video/ A ekzistojnë fantazamat?

Video/ A ekzistojnë fantazamat?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com