Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm

2022/12/10 at 2:02 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm

Qindra të rinj e të reja u mblodhën ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ për të festuar së bashku krijimin e 700 ekipeve sportive në 61 bashkitë e vendit. Projekti ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ synon të nxisë të rinjtë të shkojnë drejt sportit, si edhe të promovojë kulturën sportive për një jetë të shëndetshme.

Nxënëësit nga shkollat e të gjithë vendit dhuruan sot një performancë për të pranishmit, mes tyre kryeministri Edi Rama, ministret Evis Kushi dhe Bora Muazhaqi, kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Aktiviteti nisi duke kënduar himnin kombëtar dhe vijoi me performanca ndryshe nga ekipet sportive. Nuk munguan vallet popullore, kërcimet moderne deri tek akrobacitë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit që u mbajt në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, tha se aty ndodhen kampionët e ardhshëm që do të ngrenë lart flamurin Shqiptar.

“Në këtë stadium, fjala më e bukur që mund të thuhet është Shqipëri. Nga këtu, e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë ‘Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’. Me këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, ata që do të nderojnë jo vetëm veten e prindërit por mbarë kombin shqiptari. Kjo është një lëvizje për shëndetin, për mendjen e shëndoshë, për të kaluar të bashku orët e lira duke u argëtuar e duke garuar me njëri-tjetrin e në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore”, tha Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nuk mund të kishte një mënyrë më të bukur për të mbyllur vitin si Tirana ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, sesa me një aktivitet sportiv.

“Ju falenderoj nga zemra dhe mezi pres që vitin tjetër kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit, bashkë Fidelin, bashkë me Evisin, me Unicef-in me Borën dhe kryeministrin Edi Rama të kemi vitin më të bukur për çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ky është stadiumi jonë kombëtar. Mbushet plot kur loz kombëtarja. Sot çunat dhe gocat e Shqipërisë janë kombëtarja jonë e re. Bravo ju qoftë, ju lumtë dhe forca përpara,” u shpreh Veliaj.

Përmes kësaj lëvizjeje sportive, për herë të parë, do zhvillohet turneu i ndeshjeve të volejbollit dhe basketbollit nëpër qarqe, ku do të mbahen 96 kampionate dhe më pas, në 2023, do zhvillohen 12 garat kombëtare.

Ekipet sportive kanë përfshirë nga i gjithë vendi më shumë se 10 mijë vajza dhe djem të që kanë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbolli për të dyja gjinitë, në arsimin parauniversitar dhe duke filluar nga janari do krijohen edhe ekipet me të rinjtë e universiteteve. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Thasë me kartëmonedha në shtëpinë e eurodeputetes, pse mandati nuk mundi ta shpëtojë

Thasë me kartëmonedha në shtëpinë e eurodeputetes, pse mandati nuk mundi ta shpëtojë

Itali/Tragjedi në garat Rally, vdes navigatorja

Itali/Tragjedi në garat Rally, vdes navigatorja

Osmani: Është koha që Shqipëria e Kosova të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

Tensionet ne veri, Vjosa Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve

TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com