Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.
Në një reagim për A2CNN, delegacioni ka thënë se nuk ka asnjë koment për këtë fazë.
Ndër të tjera thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagim.