Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krijimi i një zone të lirë Roaming në Ballkan, çfarë thotë Zv.Kryeministrja Mesi në Samitin e Shkupit

2018/04/18 at 9:10 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krijimi i një zone të lirë Roaming në Ballkan, çfarë thotë Zv.Kryeministrja Mesi në Samitin e Shkupit

Mes datave 18-19 Prill në Shkup, Maqedonia mirëpret organizimin e Samitit të Dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh Krerët e Qeverive nga rajoni, përfaqësues të rëndësishëm nga bizneset, organizatat rajonale, rinia, akademia dhe shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor. Objektivi kryesor i këtij samiti është ngritja e një platforme dixhitale për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve brenda Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të këtij samiti ishte e pranishme Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, e cila mori pjesë në panelin me temë “Integrimi i Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Dixhital Pan-Evropian”së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, Presidentin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Denis Zvizdić, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe Ministren e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekulić.

Në fjalën e saj, ZëvendësKryeministrja Mesi, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë drejt integrimit dixhital të rajonit brenda tregut dixhital pan-evropian, shprehu bindjen se ky integrim mund të jetë një realitet dhe se ai përbën një detyrim dhe angazhim për qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm.  “Si rajon, jemi plotësisht të angazhuar për të zhvilluar më tej axhendën dixhitale nëpërmjet projekteve konkrete dhe iniciativave të përbashkëta. Përshtatja e strategjive të aftësisë dixhitale në linjë me modelin e BE-së, domosdoshmëri për të gjithë rajonin”, shtoi Znj. Mesi.

Në lidhje me politikat e koordinuara të ‘Roaming’, ZëvendësKryeministrja Mesi nënvizoi gatishmërinë dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për t’ju bashkuar marrëveshjes rajonale të Roaming. “Politikat e koordinuara Roaming drejt një rajoni me Roaming të lirë janë pjesë e angazhimit tonë. Jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë së bashku në krijimin e një zone të lirë roaming, e cila do ta çojë më tej bashkëpunimin tonë në rajon”, u shpreh ajo.

Gjatë panelit, Znj. Mesi duke u ndalur tek progresi i dukshëm që ka bërë Shqipëria për sa i përket dixhitalizimit të administratës publike dhe shërbimeve publike ku Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është tashmë pjesë e të gjitha fushave në sektorin publik, shprehu gjithashtu angazhimin e vendit tonë për të mirëpritur Samitin e Dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2020-të.

Etiketa: dixhitalizimisamiti i shkupitSenida Mesi

Ju sugjerojmë

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Para
Ka një problem të madh në ekranin e iPhone X

Ka një problem të madh në ekranin e iPhone X

Nga çoban në shitës e kamerier, do të çuditeni se çfarë pune bënin VIP-at shqiptarë para se të bëheshin të famshëm

Nga çoban në shitës e kamerier, do të çuditeni se çfarë pune bënin VIP-at shqiptarë para se të bëheshin të famshëm

Video/ Qytetari denoncon dhunën, autorët të lirë. Shefi i komisariatit: “Atë ditë ishim pushim”

Video/ Qytetari denoncon dhunën, autorët të lirë. Shefi i komisariatit: “Atë ditë ishim pushim”

TE FUNDIT

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Autoritetet kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve...

Lexo më shumë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
29 Tetor, 2025

Enea Busukja inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër ka dëshmuar para bluve se nuk ka konflikte me asnjë pas atentati që i...

Lexo më shumë

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
29 Tetor, 2025

Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin mbi gjendjen gjatë vitit 2024,...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com