Një dentiste u procedua penalisht në qytetin e Pogradecit për mjekim të pakujdesshëm.
Policia bën me dije se dentistja 68-vjeçare u vu nën hetim për shkak se dyshohet të ketë bërë mjekim të pakujdesshëm ndaj një vajze 8-vjeçare.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste, pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje”,-thuhet në një njoftim.