Policia ka gjobitur ditën e sotme një shofer në Burrel pasi është kapur duke kryer manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit me makinë.
Uniformat blu njoftojnë se denoncimi ka ardhur nga qytetarët të cilët pasi kanë parë manovrat e kryera nga shoferi, kanë telefonuar të shqetësuar policinë.
Ndërkohë policia e cila ka identifikuar shtetasin, e ka gjobitur me 40.000 lekë të rinj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas telefonatave të bërë nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit në qytetin e Burrelit, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i kontrolleve, është konstatuar dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesi sëbashku me automjetin që kryente manovra dhe shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit me masë administrative 40 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal”, njofton policia./Opinion.al