Kreu i SPAK, Altin Dumani raporton në KLP lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023.
Të pranishëm janë dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braho dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.
Ai ngriti shqetësimin se institucionet shtetërore, me përjashtim të policisë së shtetit, nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.