Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Shërbimit Sekret detajon reformat pas atentateve ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump

2024/12/05 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Shërbimit Sekret detajon reformat pas atentateve ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Ronald Rowe tha të enjten para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan se i ka reformuar praktikat e sigurisë të agjencisë, pas atentatit ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump në korrik.


Ai dëshmoi para një grupi pune të Dhomës së Përfaqësuesve të përbërë nga shtatë republikanë dhe gjashtë demokratë që ka hetuar dy atentatet ndaj zotit Trump gjatë fushatës presidenciale të këtij viti. Komisioni pritet të votojë për miratimin e një raporti përfundimtar brenda ditës.

“Është thelbësore që të pranojmë dështimin tonë më 13 korrik 2024. Unë personalisht mbaj peshën e vetëdijes se pothuajse humbëm një person nën mbrojtjen tonë dhe se dështimi ynë i kushtoi jetën një babai dhe bashkëshorti. I gjithë ky incident përfaqëson dështimin për të përmbushur pritshmëritë dhe përgjegjësitë e Shërbimit Sekret,” dëshmoi zoti Rowe.

Shërbimi Sekret është përballur me pyetje mbi nivelet e personelit dhe aftësitë e komunikimit pas atentateve ndaj zotit Trump.

Një person i armatosur qëlloi tetë herë gjatë një tubimi të fushatës së zotit Trump në Butler të Pensilvanisë në korrik, duke plagosur zotin Trump në vesh dhe duke vrarë një tjetër pjesëmarrës. Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga një snajper i Shërbimit Sekret.

Dy muaj më vonë, një burrë i armatosur u fsheh pranë një fushe golfi në pronësi të zotit Trump në Florida, me synimin për të vrarë kandidatin e atëhershëm republikan ndërsa ai luante golf, siç thanë prokurorët.

I dyshuari, Ryan Routh ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat federale dhe është në pritje të gjykimit.

Një reputacion i cënuar

Zoti Rowe u vlerësua nga shumë ligjvënës republikanë për bashkëpunimin me hetimin, por ai reagoi me zemërim ndaj ligjvënësit republikan Pat Fallon pasi ky i fundit ngriti pyetje mbi pjesëmarrjen e zoti Rowe në një ceremoni këtë vit që përkujtonte përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

“Mos e përdorni 11 shtatorin për qëllime politike! Po e teproni, kongresmen”, ngriti zërin zoti Rowe, duke shtuar se ai ishte pjesë e ndërhyrjes së shpejtë në Qendrën Botërore të Tregtisë pas sulmit dhe mori pjesë në ceremoni për të përfaqësuar Shërbimin Sekret.

Zoti Fallon tha se ai po bënte “pyetje serioze” duke dashur të dinte nëse zoti Rowe ishte atje për mbrojtjen e zyrtarëve të nivelit të lartë në ceremoni.

Zoti Rowe ka thënë se ndjehej “i turpëruar” për gabimet e sigurisë lidhur me atentatin në Pensilvani. Ai mbrojti përgjigjen e agjencisë në incidentin e Floridës, duke lavdëruar një agjent që vuri re personin e armatosur përpara se ai të hapte zjarr.

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret tha se ka bërë një sërë ndryshimesh pas të shtënave, përfshirë rritjen e trajnimit për agjentët, përmirësimin e e komunikimit me forcat lokale të zbatimit të ligjit dhe rritjen e numrit të agjentëve të shërbimit sekret që mbrojnë zotin Trump.

Zoti Rowe dëshmoi se është përpjekur të eliminojë atë që ai e quajti “mendësinë për të bërë më shumë me më pak” në Shërbimin Sekret, për të cilën ai tha se ka një “efekt degradues” tek agjencia. Ai tha se agjencia po merr masa për të rritur personelin dhe është në procesin e punësimit të 650 agjentëve specialë dhe 350 oficerëve në muajt e ardhshëm.

Të shtënat në tubim tronditën besimin tek Shërbimi Sekret, duke dëmtuar reputacionin e grupit elitë që mbron presidentët dhe personalitetet e larta në SHBA, motoja e të cilit është “zero dështim”.

Shërbimi Sekret në përgjithësi nuk ka qenë në shënjestër të kritikave të zotit Trump ndaj organeve federale të zbatimit të ligjit dhe zotimeve për të reformuar qeverinë, por përgjigja e agjencisë ndaj atentatit në Pensilvani u dënua nga të dyja palët e politikës.

Një raport paraprak i grupit të punës të Dhomës së Përfaqësuesve, i lëshuar në tetor, zbuloi një mungesë koordinimi midis Shërbimit Sekret dhe organeve lokale të zbatimit të ligjit përpara tubimit të korrikut.

Ligjvënësi republikan Mike Kelly, kryetar i grupit të punës, vlerësoi zotin Rowe për zbatimin e reformave dhe e vuri theksin tek ajo që ai e quajti një kulturë vetëkënaqësie në agjenci.

Zoti Kelly tha se kur zoti Trump u kthye në Butler të Pensilvanisë për një tubim tjetër në tetor, ndryshimi në masat e sigurisë ishte “si dita me natën”./VOA



Ju sugjerojmë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

26 Janar, 2026 2:28 pm
Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT
Aktualitet

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

26 Janar, 2026 1:52 pm
Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur
Bota

Fundoset trageti me mbi 350 persona në bord në Filipine, 18 të vdekur

26 Janar, 2026 1:35 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Para
Bardhi për miratimin e buxhetit 2025: Nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por…

Bardhi i përgjigjet Ramës: Po i bën shantazh SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës

Dëborë e akull! Njihuni me qytetin më të ftohtë në botë, pothuajse në errësirë të përhershme…

Dëborë e akull! Njihuni me qytetin më të ftohtë në botë, pothuajse në errësirë të përhershme…

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar

EMRAT/ Trafik droge nga Siria në vendet e BE, GJKKO dënon me burg 16 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal
















TE FUNDIT

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
26 Janar, 2026

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë pas disa orësh 57-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili paradite plagosi me thikë vajzën...

Lexo më shumë

Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
26 Janar, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan....

Lexo më shumë

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet...

Lexo më shumë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
26 Janar, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti në Jerusalem Edi Ramën, të cilin e quajti një mik të madh të tijin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com