Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, i cili u zgjodh pasditen e sotme.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se pas zgjedhjes së Dumanit në krye të institucionit të rëndësishëm të drejtësisë, të gjitha thashethemet për kapjen e SPAK nga qeveria i ka “marrë era”.
Reagimi i Ramës
Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAKfoli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!/ Opinion.al