Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i PD-së, Sali Berisha takim me pedagogët: Do ta konsiderojmë arsimin çështjen më serioze të kombit

2024/12/17 at 8:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i PD-së, Sali Berisha takim me pedagogët: Do ta konsiderojmë arsimin çështjen më serioze të kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme takim me pedagogët në selinë e PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin Rama pasi sipas tij, u ka dhënë një goditje universiteteve me bordet, të cilat universitetet nuk i kontrollojnë.

Sali Berisha: Edi Rama u ka dhënë një goditje universiteteve me bordet, të cilat universitetet nuk i kontrollojnë. I kontrollon më famëzeza ministre që ka pasur gjithë historinë e vet shteti shqiptar, e cila pasi la shëndetësinë me një vdekshmëri 4 herë më të lartë nga Covid-i se 95 përqind e vendeve të botës, iu besua arsimi vetëm për një arsye, si bashkëvjedhjëse me Edi Ramën, nga zyrat e bashkisë dhe në të gjithë jetën e saj. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një kabinet si ky që është sot me një koeficient intelektual inekzistent. Dhe këto kanë tani në këshillin shkencor të shtetit aq përfaqësues sa ç’kanë rektorët. Vjen Lubia me 3 përfaqësues, rektori me 3 përfaqësues. Universitetet shkonfigurohen, humbasin.

Kryedemokrati Berisha ka theksuar se do ta konsiderojnë arsimin si çështjen më serioze të kombit teksa ka shtuar se do të përqëndrohen së pari tek mësuesit dhe pedagogët.

Sali Berisha: Të nderuar pedagogë dhe studentë, ne sot jemi në një diktaturë dhe më mirë se ju, askush nuk e ka të qartë se kur pushtetet përqendrohen të gjitha në një dorë, kur kjo dorë e zezë firmos çdo leje ndërtimi që nuk e bënte kurrë kryeministri i diktaturës dhe nuk e bën kurrë sot diktatori i Koresë së Veriut, kur kjo dorë shpallet kryetar i shkencës, kryetar i bordit të ujërave, ky është përqendrimi më total i pushtetit në një dorë. Kur në një vend zgjedhjet janë farsë dhe vota ekzekutohet para se të hyjë në kuti, vullneti i zgjedhësve kontrollohet me të gjitha format, shteti shndërrohet në një makineri elektorale, kjo është diktaturë, nuk ka gjë të përbashkët me demokracinë. Kur në një vend, shteti shndërrohet në sipërmarrje të përbashkët me krimin, siç është faktuar tashmë në mbi 35 dosje të regjistrimeve të telefonave të koduar, të cilat shkojnë direkt tek Edi Rama, nuk mund të jetë demokraci, por kjo është diktaturë. Dhe kjo diktaturë shtron para nesh detyrimin për t’u përballur me të me mosbindje civile.

Kur në një vend, 250 kilometra nga Kroacia, ndërtimi i një kilometri rrugë kushton 10 herë më shumë në Shqipëri se në Kroaci, kjo është një vjedhje e paimagjinueshme, prandaj edhe buxheti zbret në 2.42 përqind. Kur një shkollë, që në vendet e BE me standardin evropian, ndërtohet me 700 mijë euro dhe këtu ndërtohet me 8 milionë euro, këtu gjithçka dëshmon për një shkallë ekstreme kleptokracie. Pra, të gjitha këto janë realitet shumë i trishtë. Të shtojmë këtu faktin që këtë regjim, ose ky regjim u mbështet fuqishëm nga monstra e njerëzimit që është në shumë aspekt Marksi dhe përtej Marksit, ky pati një mbështetje shumë të madhe se Shqipërinë e bëri kopshtin, na ndjekin ne këto, Enver Hoxha thoshte kopshti i lulëzuar i socializmit, njerëzit ishin në vuajtjen më të madhe dhe ne jemi feneri, edhe ky regjim me këto qëndrime, me këto vendime…

Nuk ka diskutim për t’i dhënë përgjigje studentëve se do të konsiderojmë arsimin çështjen më serioze të kombit. E ka përcaktuar Zhan Zhak Ruso me vërtetësinë më të madhe. Në këtë kontekst ne do marrim masa për rikthimin në shina normale. Atyre që kujtojnë atë kohë, ne nuk arritëm nivelet që donim, por ama arritëm rritje vertikale në testin e PISA-s. Dhe pasi ikën ato vitet, 8 vitet e tyre shënuan rënien më të madhe në botë. Përsëri e them këtu, ne do përqendrohemi më së pari tek mësuesi dhe pedagogu. Investimi për arsimin do ketë parësor investimin tek mësuesi dhe pedagogu. Vendosjen e personalitetit të tyre në piedestalin që meritojnë. Në vitin 2013, mësuesin e vendosëm mbi mesataren në piramidën e rrogën. Nuk i shkonte mendja kujt se 12 vite rrogat do ngriheshin njëlloj si në socializëm. Në socializëm rrogat nuk lëviznin. Edhe ky me ato mendësitë e vjetra të të atit i ngriu rrogat në mënyrën më kriminale dhe ne u vithisëm nga në krye të pagave të rajonit, në fund, dhe hajde tani ngjite të përpjetën që do e marrim. Dhe do e ngjisim, nuk ka rrugë tjetër.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Bashkia e Tiranës jep 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Veliaj apel banorëve: “Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania”

Bashkia e Tiranës jep 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Veliaj apel banorëve: “Aplikoni deri më 13 janar në e-Albania”

“Sot e kam gjallë”/ 11-vjeçari kërcënohet e dhunohet nga shokët, videoja përfundon në TikTok

“Sot e kam gjallë”/ 11-vjeçari kërcënohet e dhunohet nga shokët, videoja përfundon në TikTok

U akuzua padrejtësisht për ngacmim seksual ndaj të miturës, 70-vjeçari lë qelinë

U akuzua padrejtësisht për ngacmim seksual ndaj të miturës, 70-vjeçari lë qelinë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com