Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i OSBE i përgjigjet për sondazhin mbi komunizmin: Pse e publikuam tani anketën

2016/12/08 at 9:45 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kreu i OSBE i përgjigjet për sondazhin mbi komunizmin: Pse e publikuam tani anketën

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, ka folur për anketën e realizuar mbi “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”.
Në një intervistë për emisionin “Arena”, Ambasadori thotë se publikimi i këtij sondazhi ishte në momentin e duhur. Borchardt vlerëson se mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.


INTERVISTA
Para pak ditësh ju keni bërë publike një anketë, të cilën e keni quajtur “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Çfarë është kjo anketë? Pse erdhi tani?
Ambasadori Borchardt:
Kjo anketë kishte kohë që ishte planifikuar. Ne e prezantuam para dy ditësh, duke qenë se kjo ishte një ditë që u vinte për shtat të gjithë pjesëmarrësve. Nuk është se kishte ndonjë arsye të veçantë për ta prezantuar pikërisht në atë datë. Qëllimi i anketës është i dyfishtë. Ne duam të kontribuojmë bazuar në konstatimet empirike, në debatin këtu në Shqipëri për të kaluarën, si dhe duam të nxisim diskutime të mëtejshme.

Kush e organizoi këtë sondazh? Sa i saktë është, (historia e sondazheve në Shqipëri nuk është një histori suksesi). Sa është marzhi i gabimit të këtij sondazhi?
Ambasadori Borchardt:
Ne punuam me një kompani me përvojë, e cila u përzgjodh përmes procedurave tona normale të prokurimit. Kompania intervistoi pothuajse 1000 vetë, gjë që e bën anketën shumë, shumë përfaqësuese. Marzhi statistikor i gabimit ishte nën 5 për qind, diçka më shumë se 3 për qind.

Bazuar në këtë sondazh, i cili duhet pranuar se ka qenë pak surprizë për shqiptarët, a duhet të kemi frikë se mund të na rikthehet komunizmi në Shqipëri?
Ambasadori Borchardt:
Rezultatet kanë qenë të ngjashme edhe në pjesën lindore të Gjermanisë, sa i takon qëndrimit ndaj regjimit të shkuar. Ka njerëz që kanë krijuar një lloj ndjesie, për të cilën kemi shpikur edhe një fjalë të re: ‘Ostalgie’, një kombinim i fjalës Osten (lindje) dhe nostalgji. Kjo ndodh në kohëra kur gjërat nuk janë stabilizuar ende plotësisht, dhe ato nuk janë të stabilizuara as në Gjermani dhe as këtu. Ndoshta nuk është kjo ajo që dëshirojmë, por ndodh që njerëzit krijojnë këtë lloj nostalgjie. Sa i përket frikës nga komunizmi, kur u ktheva në Shqipëri, u befasova për mirë me dialogun kombëtar rreth së shkuarës, gjë që thuajse nuk ekzistonte fare 7 apo 8 vjet më parë. Dhe ne, si Prezencë e OSBE-së, dëshirojmë ta nxisim këtë dialog, edhe përmes kësaj ankete.

Por duke u bazuar edhe një herë te sondazhi që ju keni bërë. E shkuara komuniste është renditur shumë më mbrapa se sa shumë probleme të tjera që kanë sot shqiptarët. Rendisim këtu arsimin, shëndetësinë, rendin, pandëshkueshmërinë, etj. A mendoni që gjithë këto vite demokraci i kanë lodhur këto burokracitë e tepërta apo administratat jofunksionale na kanë lodhur dhe mbase kjo revoltë është përkthyer në këtë përgjigje në sondazh?
Ambasadori Borchardt:
Do të thosha se kjo vjen më shumë për shkak të mungesës së dialogut kombëtar për të shkuarën. Në çdo vend me një të shkuar traumatike ka diskutime – herë në nivele më të ulëta, herë në nivele të larta – dhe ky diskutim mund dhe duhet të çojë në një narrativë të re. Për momentin, mënyrat se si tregohet e shkuara në Shqipëri janë shumë të përçara dhe një diskutim i gjerë mund të ndihmojë për t’i ngushtuar këto ndarje dhe për të çuar më në fund drejt një narrativë liberalizuese për të gjithë shoqërinë.

Menjëherë pas publikimit të këtij sondazhi erdhën dhe kundërshtimet e para politike. Ju besoj e dini, se ish-kryeministri Berisha e ka quajtur këtë një trillim të qëllimshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka bërë këtë me asistencën tuaj. Keni ju një përgjigje ?
Ambasadori Borchardt:
Pas publikimit të anketës, pamë fillimin e një debati akoma më të gjallë këtu në vend. Me qindra njerëz komentuan në mediat sociale dhe pikëpamjet e tyre ishin të ndryshme, sikurse edhe në anketë. Kjo për mua tregon se publikimi u bë në kohën e duhur, se kishte shumë interes, dhe fakti që edhe një ish-kryeministër komentoi tregon se ai dëshiron të kontribuojë në këtë debat dhe, siç thashë, debati në vend është ende shumë i përçarë. Ndryshimi i pikëpamjeve të popullatës së gjerë, të gjitha këto këndvështrimeve që dalin tashmë në këtë debat publik kërkojnë një punë shumë më të madhe në shkolla dhe më vjen mirë që ministrja e Arsimit ka shprehur interes për këtë. Debati publik duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ngushtohen dallimet mes këndvështrimeve aktuale dhe të ketë një këndvështrim më konsensual të së shkuarës.

A mund të themi që kemi një rënie të besimit të demokracisë? Në përgjithësi. Nuk flas këtu vetëm për Shqipërinë. Duke marrë parasysh edhe situatën në Evropë, zgjedhjet e fundit që janë bërë, a ka rënë besimi për demokracinë?
Ambasadori Borchardt:
Demokracia liberale po sulmohet, jam dakord – nga populizmi e të tjerë. Mbrojtja e kësaj demokracie liberale është pikërisht një nga detyrat më të rëndësishme të OSBE-së.

 



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Emocionohet publiku/ Yllka Mujo këndon me Elian dhe Amosin

Emocionohet publiku/ Yllka Mujo këndon me Elian dhe Amosin

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare John Glenn, amerikani i parë që përshkroi orbitën e tokës

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare John Glenn, amerikani i parë që përshkroi orbitën e tokës

Kthimi i vizave për Shqipërinë?

Kthimi i vizave për Shqipërinë?
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com