Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve takim në PL, reagon Meta: Në 11 Maji zhvillohen votimet më jetike për Shqipërinë

2025/04/07 at 5:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve takim në PL, reagon Meta: Në 11 Maji zhvillohen votimet më jetike për Shqipërinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me takimin që kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 Majit zhvilloi ditën e sotme me drejtuesit e PL-së.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta ka ndarë detaje nga ky takim, duke theksuar rëndësinë jetike që kanë këto zgjedhje për integrimin evropian të Shqipërisë.

Ai shkruan gjithashtu se  përfaqësuesit e PL-së raportuan në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Sipas Metës, nuk u la pa u përmendur edhe arrestimi dhe pengimi i tij për të vijuar aktivitetin politik dhe elektoral.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë që Ambasadori, Z. Lamberto Zannier, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 11 Majit nisi sot me Partinë e Lirisë takimet me forcat politike.

Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.

Përfaqësuesit e PL theksuan se këto probleme shumë të rënda janë derivate të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Edi Rama, i cili kërkon të mbajë me çdo kusht Narkopushtetin duke manipuluar zgjedhjet dhe duke përdorur shtetin në funksion të shit-blerjes së votave dhe shantazhit ndaj votuesve.

Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria, pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë i shprehën Ambasadorit Zannier gatishmërinë e plotë të opozitës për të kontribuar për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe për realizimin e standardeve sa më të larta në zgjedhje.

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Trump: Tarifa doganore shtesë prej 50% ndaj Kinës

Trump: Tarifa doganore shtesë prej 50% ndaj Kinës

Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit, si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët atje

Pashkë të shtrenjta në Greqi për këtë vit, si mund të ndikojë kjo tek shqiptarët atje

Autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për shenjën rrugore që e paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë

Autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për shenjën rrugore që e paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com