Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreu i Gjykatës së Lartë: E papranueshme që ata që njohin ligjin paraqesin rekurse të pabazuara

2023/12/29 at 10:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i Gjykatës së Lartë: E papranueshme që ata që njohin ligjin paraqesin rekurse të pabazuara

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar ditën e sotme se paraqitja e rekurseve që nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë, ishte një nga problemet më të mëdha gjatë këtij viti.

Në një konferencë për mediat, ai zbuloi numrin e lartë të rekurseve që janë nuk janë pranuar, ku sipas tij për vitin 2023 nuk e kalojnë këtë test 36% e rekurseve në Kolegjin Civil, 70% në Kolegjin Administrativ dhe 70% në Kolegjin Penal.

“Por nëse do shohim raportin ndërmjet individëve/personave juridik privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, rekurset e papranueshme në fushën administrative dhe civile i përkasin më tepër organeve publike. Për këtë vit, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 70% të çështjeve administrative (1.441 çështje) dhe 73% të çështjeve civile (701 çështje). Individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 30% të çështjeve administrative (629 çështje) dhe 27% të çështjeve civile (263 çështje). Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 33% të çështjeve (521 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 67% të tyre (1039 çështje)”.

Sadushi vuri në dukje se është përgjegjësi e avokatëve që paraqesin rekurse haptazi të pabazuara.

“Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privat, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Është e papranueshme për ata që prezumohet se kanë njohuri për ligjin, të vijojnë të paraqesin rekurse haptazi të pabazuara. Duhet të kuptohet qartë se përfundimi që nxjerrë Gjykata e Lartë për një rekurs haptazi të pabazuar nuk ka ndonjë dallim nga rasti, kur evidentohet kryerja e një veprimi abuziv nga avokati apo përfaqësuesi i shtetit, të cilët nuk mund dhe nuk duhet lënë pa u ndëshkuar, si nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ashtu edhe nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.

Mënyra se si paraqiten rekurset përbën një problem tepër serioz që dëshmon për nivelin e ulët profesional të përfaqësimit. Pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, qoftë edhe me gjobitjen e avokatëve, paraqitet i domosdoshëm ndryshimi i mentalitetit juridik, por edhe kuptimi për mjetet e ankimit, në përgjithësi dhe rekursit, në veçanti. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Para
SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane 

SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane 

Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Zbulohet skema e mashtrimit nga biznesi në Korçë, arrestohen dy persona (EMRAT)

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë lihen në paraburgim edhe për dy muaj

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë lihen në paraburgim edhe për dy muaj

TE FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
9 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të...

Lexo më shumë

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com