Kompanitë e naftës që po shesin kontratat e tyre në Shqipëri, nuk po largohen për shkak të çmimit të ulur në bursë, por nga kushtet e vështira të të bërit biznes në Shqipëri. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Marc Crowford, thotë në një intervistë për ABC News, se sjellja e Albpetrol në sektorin e naftës dhe taksat në të gjithë sektorët e tjerë kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.