Kreshnik Spahiu ka zyrtarizuar divorcin nga bashkëshortja Albana Spahiu, shkruan portali Newsbomb.al.
Lideri i Aleancës KuqeZi i jap fund martesës shumëvjeçare nga e cila çifti ka një vajzë 16 vjeçare.
I njohur për protagonizmin mediatik, juristi 45 vjeçar prej vitesh ka qënë tepër diskret me jetën private.
As në rrjetet sociale ku ai shfaqet shumë aktiv nuk mund të gjesh publikime apo fotografi me familjen apo bashkëshorten. I
Ndarja mes Spahiut dhe bashkëshortes avokate është bërë me marrëveshje. Sipas informacioneve të Newsbomb.al çifti Spahiu nuk ka specifikuar ndonjë konflikt madje duke zgjidhur me harmoni përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj vajzës së tyre 16 vjeçare.