Planet e Roman Abramovich-it për të ndërtuar një mega-resort personal në Manhattan me vlerë 55 milionë sterlina janë hedhur poshtë dhe janë cilësuar si “një nivel i ri konsumizmi elitar”.
Pronarit të Chelsea iu tha nga Komisioni i Mbrojtjes së Territorit i qytetit të Nju Jorkut se propozimi i tij për të kthyer tre shtëpi piktoreske në një pronë të vetme do të ishte “një shkatërrim i pajustifikueshëm”.
Bordi – i cili ka për detyrë të japë pëlqimin ose jo përpara se të nisin ndërtimet – tha se një gjë e tillë “do të shkatërronte një pjesë domethënëse të historisë” dhe do të vendoste “një precedent të tmerrshëm”.
Abramovich iu tha nga grupi i historianëve dhe arkitektëve se “ka një çmim më të amdhe së dollarët dhe qindarkat kur dikush blen historinë”./Mapo