Analisti Afrim Krasniqi deklaron në studion e emisionit “Opinion” se Presidenti Nishani duhej të ishte pjesë e protokollit të takimeve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.
“Vajtja e presidentit në aeroport, më shumë se praktikë diplomatike ka qënë përpjekje e tij për tu përfshirë në takime.Presidentit duhej të ishte pjesë e protokollit. Një takim pesë minuta në Rinas për palën amerikane nuk është asgjë”, tha Krasniqi.
Krasniqi shton se “kam përshtypjen që kjo ishte përpjekje e palës shqiptarë, për këtë lloj pritje ng presidenti”.//a.h