Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme po ndjek ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji në stadiumin “Air Albania”. Kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe nga djali i vogël Zaho.
Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndeshja e sotme është e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.