Përmes një letre, Kryeministria i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit Bajram Begaj që të caktohet një datë për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në Bashkinë e Himarës.
Ashtu siç shihet edhe në dokumentin e firmosur nga Engjell Agaçi, kërkesa për caktimin e datës, vjen pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit dhe hapi kështu vakancën për një kryetar të ri./Opinion.al