Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, nuk justifikoi pasurinë

2022/06/28 at 11:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, nuk justifikoi pasurinë

Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu është shkarkuar nga KPK, pasi rezultoi se nuk kishte burime për justifikim të pasurisë.

Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i biri i ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut, ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut. Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Abdiu deklaronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.3 milionë lekëve.

Subjekti zotëron likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 16.2 milionë, automjet me vlerë 950 mijë lekë si dhe kursime në kash prej 2.2 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar kapin vlerën 14.2 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga e gjyqtarit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, rezultoi një vit me probleme.

Subjekti Altin Abdiu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë që ka deklaruar në vitin 2004, sipas BIRN.

Për ketë vit subjekti bashkë me prindërit deklaron blerjen e  6/12 pjesë të vilës që kishin në bashkëpronësi në fshatin turistik Golem Kavajë, blerë pa dokumente pronësie, pasi kjo pronë nuk është akoma e hipotekuar.

Burimi financiar deklarohet të jetë nga kursimet vjetore, por të ardhurat e vetëdeklaruara për vitin 2004 si dhe kursimet nga vitet e mëparshëm janë të pamjaftueshme për të mbuluar blerjen prej 4 milionë lekë të kësaj pasurie.

Ju sugjerojmë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Para
Inceneratorët, Meta: Të tregojnë kush ju dha garanci për të shkelur ligjin

Meta: Shqiptarët i njohin kriminelët dhe ortakët në nivelet të larta shtetërore

“Charteri tregon dinjitet”, Berisha:Avioni i Ramës shpenzon 200 mijë € në udhëtim

"Charteri tregon dinjitet", Berisha:Avioni i Ramës shpenzon 200 mijë € në udhëtim

Qershitë iu mbeten pa shitur, Rama-fermerëve: Mësoni nga të tjerët

Qershitë iu mbeten pa shitur, Rama-fermerëve: Mësoni nga të tjerët

TE FUNDIT

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
8 Dhjetor, 2025

Zbardhen detaje të reja nga arratisja spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali të 41-vjeçarit shqiptar...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
8 Dhjetor, 2025

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për...

Lexo më shumë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com