Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta.
Problemet që sollën shkarkimin e tij lidhen me pasurinë e tij. Konkretisht ndërtimi i një shtëpie tre katëshe mbi në truall të trashëguar nga i ati, mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat në vitet ’90 si dhe mungesë burimesh të ligjshme.
Vendimi u shpall mëngjesin e së enjtes nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.
Hysen Keta u transferua si kryetar i Prokurorisë së Përmetit në vitin 2017. /Opinion.al