Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotzias: Destabilitet në rajon nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë

2018/06/25 at 1:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kotzias informon homologët europianë për negociatat me Shqipërinë

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur optimist për zgjeidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Shqipërinë. Por Kotzias ka vënë si kusht për këtë që “partitë e opozitës në të dy vendet të mos reagojnë në mënyrë histerike”.

Në një intervistë për portalin euractiv.com, Kotzias iu është referuar gjatë negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se janë zgjidhur një sërë çështjesh “të vogla”, “sidomos ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria”.

S’kemi folur per çamët

Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar sërish se gjatë negociatave Athinë-Tiranë nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame.

“Unë jam shumë i pezmatuar me atë që thotë opozita greke. Opozita thotë se ne po diskutojmë për “Çamërinë”. Ne nuk e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat (negociatat) nuk ka pasur asnjëherë pyetje për “Çamërinë”, ka theksuar Kotzias.

Kotzias shton se “ka qenë një tjetër qeveri greke që ka diskutuar për herë të parë për “Çamërinë” në fillim të viteve 1990. Ka dëshmitarë që ishin prezentë në ato diskutime dhe sot e paraqesin veten e tyre sikur sapo kanë hyrë në politikë dhe nuk kanë të kaluar”. (Me këtë batutë, Kotzias shënjestron opozitën konservatore greke, që ndodhej në pushtet në fillim të viteve 1990).

Nëse i thuhet PO vetëm një shteti, destabilizim në rajon

Pak orë para se ministrat e Jashtëm të BE-së të diskutojnë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm grek deklaron që “përderisa Komisioni Europian përcaktoi këtë verë si afat për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ne duhet ta mbajmë premtimin tonë”.

“Ne nuk duhet ta bllokojmë këtë perspektivë. Kam frikë që po të mos i jepet datë për hapjen e negociatave Maqedonisë Veriore, do të mund të vihej në rrezik përpjekja që bëmë me saktifica të mëdha dhe kompromise nga të dy palët. Më tej, nëse një nga të dy vendet fillon negociatat dhe le të themi, Shqipëria lihet jashtë, kjo do të krijojë një situatë destabiliteti në rajon”, ka theksuar në vazhdim ministri i Jashtëm grek.

Kotzias tregoi se “debati nis sot në mëngjes (25 qershor) kur do të flasim për Shqipërinë dhe do të vijojnë të martën duke pasur në qendër të agjendës zgjerimin. Mendoj se ka shtete anëtarë të rëndësishme të BE-së që janë në mosmarrëveshje nëse Evropa duhet të vazhdojë të zgjerohet apo të thellohet.
/Ora News

Ju sugjerojmë

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor
Aktualitet

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor

22 Nëntor, 2025 9:16 am
Para
Balla reagon pas akuzave të Bashës: Je kaq i mbaruar o Babale, mjerë kush të beson ty

Balla reagon pas akuzave të Bashës: Je kaq i mbaruar o Babale, mjerë kush të beson ty

Euro në nivelin e 126 lekëve/ Banka e Shqipërisë: Goditje kalimtare

Euro po futet "me thasë" në Shqipëri, ja faktorët që po shkatërrojnë kursin e këmbimit valutor

Po bënte video selfie, vajzës i ndodh e papritura nga një i moshuar

Po bënte video selfie, vajzës i ndodh e papritura nga një i moshuar

TE FUNDIT

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale...

Lexo më shumë

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
22 Nëntor, 2025

Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e...

Lexo më shumë

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Osum në fshatin Leshnjë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
22 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fjalim të ish-prokurorit federal Robert H. Xheksonit mbi drejtësinë. Postimi i Ramës vjen pas vendimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com