Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kostoja njerëzore e fushatës kundër vjedhjes së energjisë

2016/03/22 at 2:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kostoja njerëzore e fushatës kundër vjedhjes së energjisë

Qeveria e qendrës së majtë e Kryeministrit Edi Rama ka udhëhequr gjatë dy viteve të fundit një fushatë pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke ndërprerë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, çfarë ka sjellë uljen e humbjeve joteknike dhe rritjen e arkëtimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.


Megjithatë, përveç të ardhurave shtesë në arkat e korporatës publike të shpërndarjes së energjisë, kjo fushatë kundër paligjshmërisë e ndërmarrë në koordinim më policinë e shtetit ka prodhuar dhe një kosto njerëzore duke dërguar qindra njerëz pas hekurave.

Njeri prej të arrestuarve në kulmin e fushatës në tetor të vitit 2014 ishte dhe Qamil Zelo, një 52-vjeçar nga Lushnja që akuzohej nga OSHEE dhe policia se nëpërmjet një kontrate si abonent familjar furnizonte dhe dy dyqane të ndërtuara në banesën e tij. Pas arrestimit në flagrancë ndaj Zelos u vendos masa arrest me burg dhe ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës, ku në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës në 28 dhjetor 2014.

Dokumentet e publikuara më pas, zbuluan se Zelo qe arrestuar në një situatë jo shumë të qartë ligjore pasi ai qe konsumator që i shlyente faturat e energjisë elektrike. Procesverbali i arrestimit shënonte se dy dyqanet e të ndjerit, të gjendura pranë banesës së tij, furnizoheshin me energji përmes kontratës së lidhur me shtëpinë e tij si konsumator familjar. Energjia e konsumuar nga dyqanet dhe shtëpia paguhej rregullisht.

Teorikisht, ai duhej të lidhte kontrata të veçanta për dyqanet, por të gjithë e dinë se procedurat burokratike të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike i bëjnë kontrata të tilla shumë të vështira për t’u lidhur dhe tepër të kushtueshme. Për më tepër, energjia që konsumohej nga dyqanet rezulton se qe në sasi të vogël.

Sa i përket dëmit ekonomik të shkaktuar, qeveria aludoi se duke e paguar energjinë e konsumuar nga dyqanet si konsum familjar, Zelo po paguante më pak, për shkak se tarifa e shitjes së energjisë për familjarët qe krahasimisht më e ulët.

Vetëvrasja e Zelos në prag të festimeve të Vitit të Ri, prodhoi një reagim publik të fortë në mediat sociale dhe akuza nga Partia Demokratike se politikat energjetike të qeverisë Rama po i çonin qytetarët e varfër në vetëvrasje.

Dy vjet më vonë rrethanat që çuan në vetëflijimin e Zelos janë pjesë e një padie civile të ngritur nga familjarët e tij, e cila filloi të shqyrtohej të hënën në Gjykatën e Tiranës.

“Ne kemi paditur tre institucione: Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorinë e Burgjeve dhe OSHEE-në, për shkak se si pasojë të veprimeve të këtyre institucioneve ka humbur jetën Qamil Zelo,” tha për BIRN Redi Ramaj, avokati i familjarëve të viktimës.

“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse në të gjithë veprimet e tjera institucionale nuk është marrë asnjë masë ndaj punonjësve të shteti dhe vetmja rrugë që i ka mbetur familjes është t’i drejtohet gjykatës,” shtoi Ramaj.

Në kohën kur u njoftua lajmi i vetëvrasjes, aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se prokuroria dhe gjykata patën dhënë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar masën e sigurisë Arrest me Burg, në një kohë kur i akuzuari nuk dukej se përmbante kushtet për një masë të tillë ekstreme. Pas dhënies së masës së sigurisë në shkallën e parë, procesi i apelimit të masës së sigurisë në apel qe zvarritur për shumë kohë deri sa i akuzuari vari veten.

Një hetim i ngritur nga Prokuroria e Kavajës kundër punonjësve të burgut të Rrogozhinës të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e jetës së Zelos tashmë është pushuar. Sipas Ramajt padia civile e ngritur nga familjarët e viktimës mbetet e vetmja mundësi për t’i mbajtur përgjegjës institucionet që sipas tij kontribuuan në vdekjen e tij.

Masa e arrestit e marrë ndaj Zelos nuk është një rast izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtën e informimit tregojnë se ndaj qindra të dyshuarve për veprën e vjedhjes së energjisë elektrike është marrë masa arrest me burg, edhe pse vepra penale për të cilët ato akuzohen nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme vetëm në periudhën shtator 2014 – qershor 2015, 2,643 shqiptarë janë vendosur nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137 të Kodit Penal.

Prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 536 nga këto raste. Për një numër të konsiderueshëm personash, të cilët i janë referuar prokurorisë nga policia dhe OSHEE, është vendosur pushimi i procedimit apo pezullimi i tij. Prokuroria bëri gjithashtu të ditur se për periudhën shtator 2014 – qershor 2015, në gjykatat shqiptare janë shpallur fajtorë 1,629 vetë. /BIRN



Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Foto-Video/ Rinas, dhjetëra policë kontrolle për eksploziv

Foto-Video/ Rinas, dhjetëra policë kontrolle për eksploziv

Ja gabimet e meshkujve gjatë seksit

Ja sëmundjet që lufton seksi

Dyshimet/ Kush është terroristi që fshihet pas shpërthimeve në Bruksel

Shpërthimet terroriste në Bruksel/ 34 viktima, 170 të plagosur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com