Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

2025/06/01 at 4:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë.


“Me sukses, të gjitha që kanë lidhur kontrata me furnizuesit kanë dalë në tregun e hapur. Ato që nuk kanë lidhur kontratë, kanë kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit”, tha për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Megjithatë, Fejzullahu nuk dha shifra se sa kompani, nga rreth 1.300 që preken nga vendimi i liberalizimit të tregut, kanë lidhur kontrata dhe sa të tjera do të furnizohen me rrymë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Ndërkaq, më vonë gjatë të dielës, ZRRE-ja tha se për të gjithë konsumatorët që janë duke u furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, energjia është siguruar përmes bursës Shqiptare (APLEX).

Kjo zyrë tha po ashtu se liberalizimi i tregut është hap thelbësor “drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe integrimit të plotë të tregut të energjisë së Kosovës në tregun rajonal dhe atë evropian”.

Kalimi në tregun e hapur, përkatësisht në tregun me çmime të parregulluara për furnizim me energji, po bëhet pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga ana e bizneseve.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Aleanca Kosovare e Bizneseve, tha se ZRRE-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë “dhe duke shpërfillur realitetin ekonomik të vendit”.

“Ky vendim është goditje direkte ndaj sektorit privat, që është shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës, dhe rrezikon qindra vende pune, ul konkurrencën, dhe nxit rritjen e çmimeve për konsumatorët”, u tha në reagim.

Kjo aleancë kërkoi shtyrjen e vendimit për një vit, duke paralajmëruar se bizneset do të vazhdojnë kundërshtimet edhe përmes protestave.

Po ashtu, një ditë më parë, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se bizneset nuk janë kundër tregut të hapur, por kërkoi që vendimi të shtyhej për një kohë, në mënyrë që ky kalim në tregun e liberalizuar të përgatitej më mirë.

Ai paralajmëroi se pa përgatitje të duhura, vendimi i ZRRE-së do të ketë efekte negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

Vendimi i ZRRE-së
Sipas këtij vendimi të ZRRE-së të gjitha bizneset e mëdha, me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, është dashur të zgjedhin vetë një kompani të licencuar për furnizim me energji elektrike.

Nëse nuk kanë arritur të përzgjedhin, këto biznese nga 1 qershori kanë kaluar automatikisht në tregun e hapur, ku furnizimi bëhet nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit,(FMF) por me çmime të përcaktuara nga tregu.

FMF-ja mund të furnizojë vetëm dy muaj më energji kompanitë dhe nëse pas kësaj periudhe ato që nuk gjejnë furnizues, rrezikojnë të shkëputen nga rrjeti energjetik.

Aktualisht në Kosovë janë të licencuara 21 kompani tregtare për furnizim me energji, ndërsa një kompani tjetër është në proces licencimi.

Megjithatë, sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vetëm pesë prej tyre kanë paraqitur deri tani oferta konkrete për sektorin e bizneseve.

Pjesë e këtyre kompanive është edhe Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë në vend.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa biznese gjatë kësaj jave dhe asnjëra prej tyre nuk ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë e licencuara.

Sipas tyre, vetëm KESCO ka dhënë një ofertë me çmim deri në 260 euro për megavat – çmim që ata e konsiderojnë të papërballueshëm.

KESCO nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë çmim.

Për shkak të çmimit të lartë të energjisë dhe mungesës së ofertave nga kompanitë furnizuese, më 29 maj, qindra biznese protestuan duke bllokuar për dy orë tri hyrjet kryesore të Prishtinës me mauna dhe automjete.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deklaroi se bizneset po kërkojnë që zbatimi i vendimit të shtyhet për një vit, meqë “nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim të madh”.

Nga ana tjetër, Njazi Musliu, pronar i kompanisë Eurometal në Ferizaj, që ka afër 90 punëtorë, e ka cilësuar vendimin si shkatërrues për biznesin e tij.

Në protestën e së enjtes, ai theksoi se ky zhvillim e bën të pamundur konkurrencën në tregjet e rajonit dhe Evropës, ku kompania e tij është e pranishme me produkte të përpunimit të metalit.

“Do të detyrohemi të ulim numrin e punëtorëve nën 50, vetëm që të mos hyjmë në tregun e hapur në mënyrë që të ruajmë klientët me çmimet aktuale”, deklaroi ai për Radion Evropa e Lirë.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e kritikoi Odën Ekonomike duke thënë se “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur bizneset për këtë proces.

Nga ana tjetër, ZRRE-ja ka thënë të premten për Radion Evropa e Lirë, se disa biznese private dhe ndërmarrje publike tashmë kanë nënshkruar kontrata me kompani të licencuara për furnizim me energji elektrike.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme./rel



Ju sugjerojmë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal
-U tha në Opinion

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, Begaj është vasal

18 Shtator, 2025 9:13 pm
Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Para
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
















TE FUNDIT

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
18 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama nga emisioni “Opinion” se ka diskriminuar veriun e vendit duke...

Lexo më shumë

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin...

Lexo më shumë

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
18 Shtator, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryetarii Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po trajtohet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com