Përgjime të bisedave ndërmjet shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit të Listës Serbe Slavko Simiç janë publikuar nga gazeta Nacionale.
Berat Buzhala pretendon se këto audio-incizime janë bërë në Qershor të vitit të kaluar më zyrën e Kusari Lilës.
Në bazë të bisedës del se ajo ka komunikuar në telefon me Milan Radojiçiç i cili është në listën e zezë të SHBA-së si dhe i kërkuar nga drejtësia kosovare për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.
Por komunikimin me të e ka mohuar Kusari Lila.
Ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri i cili thotë se këto përgjime demaskuan pushtetin e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
E deputetja Ganimete Musliu kërkoi ndërperjen e seancës së Kuvendit.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka shkruar në Facebook se “Nuk qenka më pyetja Me a Pa koordinim. Pyetja qenka me kënd”.
Buzhala ka paralajmëruar vazhdim të publikimeve të përgjimeve ditët në vazhdim.