Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Terrorizmi, një i akuzuar për lidhje me ISIS

2016/07/14 at 7:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Terrorizmi, një i akuzuar për lidhje me ISIS

Në Kosovë, prokuroria e posaçme ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Sipas aktakuzës “i pandehuri me gjashtë korrik të vitit 2014, me qëllim të bashkimit në organizatën terroriste ISIS, kishte shkuar në Turqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë – Stamboll. Ndërsa, më datë 11 apo 12 Korrik 2014, nën organizimin e disa shtetasve turq kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin Turqi – Siri, dhe është vendosur në një kamp ushtarak në qytetin Jarabulus – Aleppo të Sirisë, i udhëhequr nga grupi terrorist i quajtur “ISIS”, ku ka qëndruar rreth dy javë, dhe gjatë kësaj kohe kishte ndjekur ligjërata mbi Sheriatin dhe rregullat e ISIS-it, dhe më pas ishte dërguar në një kamp ushtarak në qytetin Rakka të Sirisë të udhëhequr po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”.

Në aktakuzë thuhet mes tjerash se i pandehuri që është identifikuar me inicialet L.R.”më vonë ishte dërguar në qytetin Falluxha të Irakut, i kontrolluar po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”, ku kishte kryer trajnimin ushtarak një ditor mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe më pas me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë mjekësore ushtarëve të plagosur ishte dërguar në një nga spitalet e këtij qyteti, dhe gjatë shërbimit të tij si pasojë e sulmeve ajrore mbi objektin e spitalit i njëjti kishte marr plagë të rënda trupore“, raporton Zëri i Amerikës.

Që nga viti 2014, autoritetet në Kosovë kanë bërë përpjekje që nëpërmjet arrestimeve dhe ligjeve të ndalojnë shkuarjen e qytetarëve të saj në luftërat në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste. Janë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza, ndërsa janë dënuar edhe imamë për rekrutimin e luftëtarëve. Por, veprimtarët thonë se krahas veprimeve ligjore, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke vënë theksin tek edukimi dhe informimi i drejtë i qytetarëve të Kosovës.

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

13 Qershor, 2025 9:49 am
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
Bota

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

13 Qershor, 2025 9:47 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kryesore

Grabitën taksistin dhe një punonjës karburanti/ Pranga 23-vjeçares, në kërkim…

13 Qershor, 2025 9:40 am
Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë
Bota

Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

13 Qershor, 2025 9:38 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

Trump ishte në dijeni të sulmeve ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Ja vendet më të lehta ku mund të emigrohet

Ja vendet më të lehta ku mund të emigrohet

Prokuroria e Përgjithshme hetim penal Tahirit për intimidim të gjyqtarit

Ministri Tahiri në Prokurori, nesër do të merret në pyetje

Ekskluzive/Hashim Thaci ne vilen e Ilir Metes

Ekskluzive/Hashim Thaci ne vilen e Ilir Metes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
13 Qershor, 2025

Një 54-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale me kredencialet...

Lexo më shumë

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
13 Qershor, 2025

Seanca e sotme në Kas është përfshirë nga debate të forta mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të...

Lexo më shumë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
13 Qershor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja” Pezullimi i...

Lexo më shumë

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13 Qershor, 2025

Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com