Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

2025/04/07 at 6:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mohuar të jenë nën presion nga Serbia për të mos mundësuar formimin e qeverisë së re në Kosovë.


Adem Hoxha, i cili në legjislaturën e fundit u bë pjesë e Grupit parlamenetar të Listës Serbe, ishte ndër pak deputetët që nuk u përgjigjën në pyetjen e REL-it për pretendimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës se Serbia po tenton ta “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” dhe legjislaturës së nëntë të Kosovës të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se mundësia eventuale që Serbia të tentojë të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” nuk përjashtohet, por Qeveria e Kosovës në detyrë dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës nuk kanë ofruar fakte ose evidencë për ta dëshmuar këtë.

Të dielen, më 6 prill, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Qeveria e Kosovës ka deklaruar përmes një njoftimi për media, se “Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë”.

“Të paktën nga ajo çfarë na është prezantuar [në komunikatën e Qeverisë] nuk ka asnjë evidencë bindëse për ta mbështetur një brengë të tillë, përveç motiveve politike të brendshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Albert Krasniqi, nga organizata Demokraci Plus (D+) në Prishtinë.

Zoran Saviq nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se akuza e autoriteteve të Kosovës se Serbia po tenton të “sabotojë themelimin e institucioneve të reja” është e paargumentuar.

“Këtu nuk kemi prova konkrete, por janë shfaqur vetëm disa insinuata. Ne nuk kemi as dëshmitë e deputetëve konkretë, për të cilët bëhen pretendimet. Nuk e dimë saktë as për kë bëhet fjalë”, thekson Saviq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se për cilët deputetë thuhet se Serbia po ndërhyn për ta sabotuar themelimin e institucioneve të reja apo nga cilat komunitete janë ata. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje lidhur me këtë çështje nuk ka kthyer as Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat nuk mjaftojnë për formimin e shumicës parlamentare dhe për formimin e qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota.

Kjo parti preferon ta formojë Qeverinë e re me disa nga partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Komunitetet pakicë joserbe kanë dhjetë ulëse, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset që i takojnë komunitetit serb.

Javën e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka mbajtur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ai nuk është takuar me Listën Serbe.

Çfarë thonë partitë e komuniteteve joshumicë joserbe?

Për të kuptuar nëse ka pasur çfarëdo ndërhyrje apo kontakti nga autoritetet e Serbisë ose nga Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar shumicën e partive politike të pakicave joserbe.

Fikrim Damka, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka fituar dy ulëse në Kuvend, thotë për Radion Evropa e Lirë se as ai dhe as bashkëpartiaku i tij, deputeti i zgjedhur, Fidan Jilta, nuk kanë marrë “asnjë telefonatë, asnjë kërcënim dhe asnjë presion” nga kushdoqoftë, për të sabotuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

“Nuk e kemi dhe nuk do të pranojmë diçka të tillë edhe nëse vjen. Jemi të pavarur dhe përfaqësojmë komunitetin turk”, theksoi Damka.

Ngjashëm deklaroi edhe Jilta, që tha se nuk ka pasur “kurrfarë presioni”.

Elbert Krasniqi, drejtues i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRKD), subjekt politik i komunitetit egjiptian thotë për Radion Evropae Lirë se nuk është kontaktuar nga askush prej autoriteteve serbe apo nga Lista Serbe lidhur me çështjen e pjesëmarrjes së tij në qeverinë e re.

“Nuk ka vend për joshje dhe as për shantazhe të Serbisë dhe askujt tjetër në drejtim timin. Unë jam për qeverinë ‘Kurti 3’ dhe punoj fuqshëm që kjo të realizohet së shpejti”, theksoi Krasniqi, i cili është ende pjesë e qeverisë aktuale në detyrë të Kurtit.

Edhe Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, e cila përfaqson komunitetin boshnjak, hedh poshtë çfarëdo mundësie të kontaktit me autoritetet e Serbisë apo edhe Listën Serbe.

“Jo, dhe s’kam asnjë kontakt me ata. As mesazh, as telefonatë, as kontakt, asnjë gjë”, theksoi Rexhepi.

Edhe Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat, i cili poashtu përfaqëson komunitetin boshnjak me një ulëse në Kuvend, thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me autoritetet e Serbisë dhe as Listën Serbe.

“Do të thotë, kemi informata se disa duan të bllokojnë institucionet, pra, se nuk duan t’i votojnë. Cilët janë, kush janë ata, nuk e di. Unë jam për [votimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë]”, theksoi Demiri.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvend, thotë se nuk është kontaktuar nga askush me qëllim shantazhi, dhe sipas tij, “nuk ka gjasa minimale të shantazhohet nga kushdo”.

“Asnjëherë nuk ka pasë asnjë bisedim me asnjë palë tjetër, përveç se me njerëzit, të cilët i udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Kinolli.

Deputeti i zgjedhur nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani, nuk ishte i qashëm, për shkak se ishte jashtë vendit. Por, kryetari i kësaj partie, Etem Arifi, hedh poshtë mundësinë të ketë pasur çfarëdo kontakti me autoritetet e Serbisë.

“Te Partia e Ashkanlinjëve për Integrim nuk qëndron kjo, asnjëherë nuk kemi pasur konakt, ose ndonjë shantazh, ose ndonjë kërkesë prej tyre”, tha Arifi.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të kontaktojë deputetin e zgjedhur Adem Hoxha nga Partia Unike Gorane. Ai nuk ka bërë të ditur asgjë nga takimi që ka pasur me Kurtin, me 3 prill.

Hoxha, në legjislaturën e kaluar nuk i takonte ndonjë grupi parlamentar, por pas zgjedhjeve të vitit 2019, ai braktisi grupin Gjashtë plus të partive të komuniteteve joshumicë joserbe dhe në vitin 2020 u bë pjesë e Grupit parlamentar të Listës Serbe.

Mesazheve dhe thirrjve telefonike të REL-it nuk u janë përgjigjur as deputetja e zgjedhur Duda Bale nga subjekti që përfaqëson komunitetin boshnjak Unioni Socialdemokrat, si dhe as deputeti i zgedhur Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

“Sikleti i brendshëm” për formimin e Qeverisë

Nga shoqëria civile në Kosovë, thonë se përmbajtja e njoftimit të Qeverisë së Kosovës, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është e paqartë dhe joserioze.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thekson se “paqartësia dhe fjalitë e thata” që dolën nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, nuk lënë hapësirë që të të merret seriozisht pretendimi se Serbia po ndërhyn në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë në Kosovë.

Sipas tij, motivet e deklaratës së Qeverisë së Kosovës më shumë kanë të bëjnë me problemet që Lëvizja Vetëvendosje ka për sigurimin e 61 votave për formimin e qeverisë së re.

“Kur shohim që është zgjeruar lista e partive politike, të cilat po i fton kryeministri [Kurti], më shumë duket që [deklarata] ka ardhur nga një siklet i brendshëm për të siguruar vota ose për ta arsyetuar dështimin për krijimin e institucioneve, duke e fajësuar Serbinë se ka ndërhyrë në këtë proces”, thekson Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Zoran Saviq nga organizata joqeveritare Aktiv. Megjithatë, ai thekson se deklaratat nga autoritetet e Kosovës, me akuza ndaj Serbisë për ndërhyrje në procesin e krijimit të përbërjes së institucioneve të reja të Kosovës, mund të rrisin tensionet ndërmjet dy vendeve.

“Këtë po e kuptoj si ngritje tensionesh, para konstatimit se si do të formohet Qeveria. Është e dukshme që Kurti nuk i ka numrat që i ka planifikuar, madje edhe para zgjedhjeve”, thotë Saviq.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësuan se çështjet për të cilat u diskutuan në Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe çështja e ndërhyrjes së pretenduar të Serbisë në formimin e institucioneve të reja të Kosovës, nuk kanë lidhshmëri logjike.

Përveç çështjes së formimit të institucioneve, sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë ka diskutuar edhe për sulmin me granata dore ndaj Zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, por edhe për arrestimin të shtunën mbrëma “të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë”./REL



Ju sugjerojmë

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare shumë e fortë, bashkë do ta luftojmë këtë kancer
Aktualitet

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare shumë e fortë, bashkë do ta luftojmë këtë kancer

21 Maj, 2025 11:55 am
Megaoperacioni, Dumani:U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri
Aktualitet

Megaoperacioni, Dumani:U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

21 Maj, 2025 11:50 am
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Aktualitet

PD denoncon zgjedhjet e 11 majit në Departamentin Amerikan Shtetit

21 Maj, 2025 11:41 am
SPAK në Berat, arrestohet 34 vjeçari /Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë
Aktualitet

SPAK në Berat, arrestohet 34 vjeçari /Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë

21 Maj, 2025 11:40 am
Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep
Rajoni

Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep

21 Maj, 2025 11:23 am
Sekuestrohen stiva me Euro, kokainës i vihej logoja/ Detaje nga megaoperacioni “Ura”
Aktualitet

Sekuestrohen stiva me Euro, kokainës i vihej logoja/ Detaje nga megaoperacioni “Ura”

21 Maj, 2025 11:21 am
Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

21 Maj, 2025 11:11 am
Shiste kokainë në Mamurras dhe zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja
Aktualitet

Shiste kokainë në Mamurras dhe zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

21 Maj, 2025 11:07 am
Shqipëri-BE, hapet të enjten në Bruksel grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet të enjten në Bruksel grupkapitulli i tretë

21 Maj, 2025 10:57 am
Zgjedhjet e 11 Majit/ Alibeaj: Dështuam, përgjegjësinë ta gjejmë tek vetja
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Alibeaj: Dështuam, përgjegjësinë ta gjejmë tek vetja

21 Maj, 2025 10:50 am
Para
Strasburg/ Berisha takim me grupin konservator në KE: Paratë e drogës dhe krimit po përdoren në zgjedhje

Strasburg/ Berisha takim me grupin konservator në KE: Paratë e drogës dhe krimit po përdoren në zgjedhje

Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri, nga takimi me kryeministrin Rama deri te firmosja e marrëveshjeve

Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit

Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e Belerit
















TE FUNDIT

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare shumë e fortë, bashkë do ta luftojmë këtë kancer

Prokurori i Barit: Mafia shqiptare shumë e fortë, bashkë do ta luftojmë këtë kancer
21 Maj, 2025

Prokurori Publik i Barit, njëkohësisht edhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi tha se institucionet ligjzbatuese italiane dhe shqiptare po bashkëpunojnë...

Lexo më shumë

Megaoperacioni, Dumani:U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri

Megaoperacioni, Dumani:U godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri
21 Maj, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet italiane ku u lëshuan 52 urdhër...

Lexo më shumë

PD denoncon zgjedhjet e 11 majit në Departamentin Amerikan Shtetit

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
21 Maj, 2025

Partia Demokratike ka dërguar një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit. Dokumenti që...

Lexo më shumë

SPAK në Berat, arrestohet 34 vjeçari /Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë

SPAK në Berat, arrestohet 34 vjeçari /Gjenden dokumente false, elektroshok e fishekë
21 Maj, 2025

Janë kryer kontrolle në 4 ambiente në Berat,në zbatim të një letërporosie nga autoritetet belge. Policia arrestoi 33-vjeçari H. V.,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com