Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/Shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

2023/06/16 at 8:32 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/Shpërthime pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.

Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar. Zëdhënësi i policisë thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar, raporton REL.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj. Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, e cila tha se se policët e Kosovës kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në territor të saj.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Reshje shiu e ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu në këto zona, parashikimi i motit për sot

Kryeministri hungarez Viktor Orbán sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Kryeministri hungarez Viktor Orbán sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Video/9 orë të izoluar në një gropë, shpëtohen 4 turistët në Himarë

Video/9 orë të izoluar në një gropë, shpëtohen 4 turistët në Himarë

TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com