Një protestë është mbajtur këtë të martë në Prishtinë pas vrasjes së 33 vjeçares Liridona Ademi, krim ky që u urdhërua nga bashkëshorti i saj.
Mijëra njerëz, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë dhe politikanë ishin mbledhur për t’i thënë jo dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar drejtësi për vrasjen që më herët u raportua si një grabitje e vajtur keq.
Pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu ndryshimin e kodit penal dhe vendosjen e dënimeve më të rënda për burrat që dhunojnë gratë.