Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, miratohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave mes kundërshtimesh të ashpra

2024/07/11 at 4:39 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë, miratohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave mes kundërshtimesh të ashpra

Me 59 vota për dhe dy abstenime Parlamenti i Kosovës miratoi të enjten në lexim të dytë projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, mes kundërshtimeve të opozitës që bojkotoi seancën, si dhe të Bashkimit Evropian, shoqatave të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile.


Ky projektligj, mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore.

Projektligji i cili u miratua në lexim të parë në muajin mars iu nënshtrua një vlerësimi të Bashkimit Evropian i cili kërkoi mes tjerash qartësimin e kërkesave për licencimin dhe regjistrimin e medieve në përputhje me standardet evropiane dhe qartësimin e sanksioneve dhe gjobave ndaj medieve.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha në një reagim në rrjetet sociale se parlamenti i Kosovës humbi një mundësi sot duke dështuar të përfshijë rekomandimet e bllokut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Edhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu shqetësimin me disa prej aspekteve të miratimit të ligjit të ri për KPM-në.

“Rekomandimet kryesore të ekspertëve që nuk janë marrë parasysh kanë nxitur shqetësime rreth dispozitave të reja të cilat do të kenë ndikim në përbërjen, rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së” thuhet në njoftimin për media, ku ndër të tjera theksohet se “shtrirja e kompetencave të KPM-së në mediat sociale, shoqëruar me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme, ngre shqetësime për baraspeshën dhe mund të ketë ndikim në lirinë e shprehjes”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerësoi miratimin e projektligjit si goditje ndaj lirisë së medies dhe tentim për disiplinim e kontrollim të tyre.

“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e shoqërisë civile dhe mediave dhe ka shpërfillur raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e ligjit nuk i përmbush standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin”, thuhet në reagim, ku bëhet thirrje për shfrytëzimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit.

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, tha në një reagim në rrjetet sociale se “sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë”.

Në fillim të seancës së parlamentit Partia Demokratike e Kosovës, mbështetur nga partitë tjera opozitare, kërkoi heqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës por ky propozim nuk mori votat e nevojshme dhe opozita braktisi punimet e parlamentit.

“Mendoj që mund të punojmë së bashku sidomos në ligjin që e cenon fjalën e lirë dhe median e lirë në vendin tonë dhe konsiderojmë që një angazhim i joni i përbashkët mund ta nxjerr vendin prej kësaj situate. Ju e keni parë në vazhdimësi edhe asociacionet ndërkombëtare të medias dhe shoqërisë civile që kanë akuzuar në vazhdimësi për cenimin e fjalës së lirë përmes këtij projektligji”, tha Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Si Kuvend i Republikës së Kosovës nuk duhet të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë nën përkujdesjen tonë dhe me vetëdijen tonë”, tha Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ka ankesa jo vetëm nga ne si opozitë por nga të gjitha instancat ndërkombëtare. Kërkesa ime është mos e votoni për shkak se do ta merrni etiketën që ja keni bërë një dëm afatgjatë Kosovës”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës e miratoi këtë projektligj në dhjetor të vitit të kaluar duke e cilësuar atë si një reformë të nevojshme në fushën e medias.

Kryesuesi i Komisionit parlamentar për media nga radhët e partisë në pushtet Valon Ramadani, tha se komisioni ka shqyrtuar me seriozitet të gjitha rekomandimet e institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

“Kemi pasur komente të shumta si nga organizatat vendore, shoqëria civile dhe OSBE, BE dhe Këshilli i Evropës. I kemi analizuar të gjitha ato komente me seriozitet dhe në fund ka rezultuar që janë 93 amendamente që e ndryshojnë edhe në përbërje këtë projektligj”, tha ai.

Për të hyrë në fuqi, pas miratimit në parlament projektligji duhet të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, paralajmëroi në një reagim me shkrim se do ta dërgojë projektligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Flutura Kusari, juriste e medias, shfaqi shpresën se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë jetësimin e këtij projektligji.

“Miratimi i këtij ligji është grushti më i fortë që ky pushtet ia ka dhënë lirisë së medias deri më tani dhe pasojat do të jenë afatgjate”, i tha zonja Kusari Zërit të Amerikës.

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës./VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Para
Veliaj: Qytetarët duan punë, jo sherre e djegie gomash 

Veliaj: Qytetarët duan punë, jo sherre e djegie gomash 

Një nënë lind beben e saj në ambulancë

Një nënë lind beben e saj në ambulancë

Ministri hungarez: S’e mbështesim bërjen e NATO-s bllok anti-Kinë

Ministri hungarez: S’e mbështesim bërjen e NATO-s bllok anti-Kinë
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, ka përfunduar në të gjithë vendin, teksa tashmë vijon...

Lexo më shumë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com