Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

2025/08/18 at 3:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjykata konstatoi që kryesuesi i seancës konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjidhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin/en e njëjtë”, u tha në aktgjykim.

PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar vendimin e 1 majit të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ndryshoi formën e votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

“Gjykata rithekson që në rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit të deputetëve të zgjedhur në pajtim me këtë Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit që rezulton në zgjedhjen e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, dhe i shërben ruajtjes së rendit kushtetues dhe garantimit të funksionimit të institucioneve.

Si rrjedhojë, Gjykata sërish nënvizon se nuk ka interes më të mirë të Republikës së Kosovës, se sa organi më i lart përfaqësues të jetë i konstituuar dhe të fillojë sa më parë me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve të tij kushtetuese”, tha Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Gjykata sërish vë theksin në përgjegjësinë e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit që veprimet e tyre duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe frymën e saj dhe të njëjtit të kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe bashkërendimin e punëve me interes publik për shtetin”, u shtua në aktgjykim.

Në aktgjykim u tha se seanca e nisur më 15 prill nuk është përmbyllur, pasi nuk janë kaluar edhe dy pika: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, të cilat tani duhet të përmbyllen brenda 30 ditësh.

Në aktgjykim, Kushtetuesja sqaroi se pse emri i një kandidati për kryeparlamentar mund të hidhet në votim vetëm tri herë.

Kjo pikë e vendimit ishte kritikuar ashpër nga LVV-ja, pasi Kushtetuesja kishte nxjerrë vendimin më 8 gusht.

Kushtetuesja tha se ky afat ndërlidhet me votimet e krerëve të institucioneve të tjera nga ana e Kuvendit, sikurse është zgjedhja e presidentit, e Avokatit të Popullit, proces që zhvillohet brenda një afati të caktuar koh9or dhe “përmes një numri të arsyeshëm të rundeve të votimit”.

“Prandaj, Gjykata vlerëson që kufizimi i mundësisë së votimit të të njëjtit/es kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit deri në tri herë konsiderohet si një mekanizëm dhe mundësi që deputetët e zgjedhur, në frymën e bashkëpunimit konstruktiv të në frymën e ushtrimit të mandatit të tyre kushtetues sipas përcaktimeve të Kushtetutës të arrijnë që realizojnë detyrimet e tyre kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit/es të Kuvendit”, u tha në aktgjykim.

Njoftimi për këtë aktgjykim – i publikuar më 8 gusht – ishte mirëpritur nga partitë që më herët ishin në opozitë, por ishte kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila e kishte cilësuar si vendim arbitrar.

Disa orë para publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e Kushtetueses.

Në aktgjykim nuk përmenden pasojat e mundshme juridike, nëse deputetët nuk e respektojnë aktgjykimin, siç kishin bërë me aktgjykimin paraprak të publikuar më 26 qershor.

“Gjykata, fillimisht vë në dukje që bazuar në paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës, vendimet e saj janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, u tha në aktgjykim./REL

Ju sugjerojmë

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë
Rajoni

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë

18 Gusht, 2025 5:17 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

18 Gusht, 2025 5:07 pm
Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska
Bota

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

18 Gusht, 2025 4:26 pm
Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
Aktualitet

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

18 Gusht, 2025 4:13 pm
Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar
Aktualitet

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

18 Gusht, 2025 3:57 pm
Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
Aktualitet

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

18 Gusht, 2025 3:22 pm
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Rajoni

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

18 Gusht, 2025 3:12 pm
Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Para
Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

TE FUNDIT

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë
18 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Egnatia në Greqi, ku 3 shtetas shqiptarë kanë mbetur...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!
18 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një video lidhur me aksionin që po zhvillohet në të gjithë vendin...

Lexo më shumë

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviq jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës Sërpska
18 Gusht, 2025

Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më...

Lexo më shumë

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga

Korçë/U konfliktuan me 2 persona dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, 3 në pranga
18 Gusht, 2025

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com