Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, kush ka ‘vija të kuqe’ për Qeverinë e re?

2025/04/01 at 6:33 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë, kush ka ‘vija të kuqe’ për Qeverinë e re?

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.


Ndërkohë që dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme Qeverinë e re.

LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka thirrur seancën konstituive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 15 prill.

Thirrja e kësaj seance nga Osmani vjen rreth një javë pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt.

Më 30 mars, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht kryeministër në detyrë, paralajmëroi mundësinë që Kuvendi dhe Qeveria të formohen brenda një dite.

“Pasi u publikuan rezultatet, mbahet një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë për të zgjedhur edhe kryetarin, kryesinë, edhe Qeverinë, siç kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha Kurti.

“LVV-ja mund t’i ketë numrat për krijimin e Qeverisë”

Armend Muja, deputet i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, i hap rrugë propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministrin dhe përbërjen e re të Qeverisë.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje synon të krijojë Qeverinë e re sipas premtimeve elektorale, që nënkuptojnë një kurs të ri veprimi, ruajtjen e agjendës kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, si dhe sigurinë dhe barazinë sociale.

“Në këtë konjukturë, unë besoj se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i ketë numrat për të krijuar Qeverinë. Kaq mund të them në këtë fazë”, theksoi Muja.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.3 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, ato nuk mjaftojnë për formimin e Qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota.

Sa i përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë Qeverinë me partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani, LVV-ja ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me tri subjektet tjera politike: PDK-në, që ka siguruar 24 ulëse në Kuvend; LDK-në, me 20 ulëse dhe koalicionin AAK-Nisma, që ka siguruar tetë ulëse.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, më 28 mars deklaroi se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, atëherë PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për krijimin e saj.

Megjithatë, ai përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka “vija të kuqe” ndaj asnjë partie dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë.

LDK-ja dhe AAK-ja kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një koalicioni me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për të formuar një ekzekutiv së bashku.

Ndërkohë, qasjet e AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate pas zgjedhjeve kanë ndryshuar lidhur me koalicionet e mundshme për formimin e Qeverisë.

Nisma: Nuk na takon neve iniciativa për formimin e Qeverisë

Nisma Socialdemokrate nuk ka vendosur “vija të kuqe” ndaj koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me tri partitë tjera: PDK-në, LDK-në dhe AAK-në.

Ky subjekt politik ka siguruar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët do të mund të siguronin numrin prej 61 votash për miratimin e Qeverisë së re, bashkë me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joshumicë.

Fatmir Matoshi, përfaqësues i Nismës Socialdemokrate, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo parti ka pasur takime joformale me zyrtarë të partive të tjera, përfshirë edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, sipas tij, Nisma nuk ka zhvilluar takime zyrtare dhe nuk ka marrë ftesë nga asnjë subjekt për koalicion qeverisës.

“Nuk kemi ‘vijë të kuqe’ as për Lëvizjen Vetëvendosje. Por, çështja është se ne jemi parti e vogël në Kuvendin e Kosovës. Nuk na takon neve të ndërmarrim iniciativa. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë dhe ata e kanë radhën për të provuar ta formojnë Qeverinë. Përballë kësaj, ata duhet të sillen me përgjegjësi”, theksoi Matoshi.

Ai sqaroi se Nisma jo domosdo do të hyjë në një koalicion qeverisës me cilëndo parti.

“Ka shumë tema që mund të na ndajnë dhe të na largojnë nga tavolina, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ulemi në tavolinë”, theksoi Matoshi.

Mbledhja konstituive e përbërjes së re legjislative, e thirrur nga presidentja Osmani, do të konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Partia fituese e zgjedhjeve – në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje – nominohet nga presidentja e vendit si mandatare për formimin e Qeverisë. Procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.

Në rast se kabineti qeveritar i propozuar dështon të sigurojë votat e 61 deputetëve, presidentja është e obliguar që, brenda dhjetë ditësh, t’i ftojë partitë politike për konsultime dhe, sipas diskrecionit të saj, të vendosë për mandatarin e ri, nëse ai/ajo dëshmon se i ka numrat për të formuar qeverinë.

Mandatari i ardhshëm ka afat 15 ditë për t’ia paraqitur Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen 40 ditë pas shpalljes së vendimit./REL



Ju sugjerojmë

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
Aktualitet

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

14 Korrik, 2025 3:04 pm
Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
Aktualitet

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

14 Korrik, 2025 2:59 pm
U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

14 Korrik, 2025 2:16 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

“Farsa elektorale”/ Berisha: Votat e emigrantëve janë mbushur në zyrat e PS-së

14 Korrik, 2025 2:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

14 Korrik, 2025 1:55 pm
Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…
Aktualitet

Fierakut i konfiskohet automjeti luksoz, një vit më parë iu sekuestrua…

14 Korrik, 2025 1:31 pm
Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE: Të formohen sa më shpejt institucionet!
Aktualitet

Kos vlerëson reformat/ Shqipëria mbyll negociatat me BE në vitin 2027, anëtarësimi..

14 Korrik, 2025 1:25 pm
Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan
Aktualitet

Dorëheqje “zinxhir” edhe në bashkinë Elbasan

14 Korrik, 2025 1:20 pm
Para
Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

Myrto Uzuni në ekipin e javës në MLS përkrah Lionel Messit

NATO përforcon praninë në Kosovë

NATO përforcon praninë në Kosovë

Maqedoni e Veriut/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit

Maqedoni e Veriut/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit
















TE FUNDIT

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
14 Korrik, 2025

Ndryshe nga vitet e shkuara kur kishin tendencën të iknin në Kanada, është shtuar numri i inxhinierëve të rinj në...

Lexo më shumë

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
14 Korrik, 2025

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, policia e Kukësit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Edison Dobrushi, i shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
14 Korrik, 2025

17 vjeçarja që u vetëplagos me armë zjarri gjatë ditë së sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës....

Lexo më shumë

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
14 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë, zëvendëskryeministren e Ukrainës Olha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com