PRISHTINË- Plot 17 mijë kosovarë që kishin kërkuar azil në Gjermani por dhe vende të tjera europiane janë kthyer në vendin e tyre. Shifra është bërë publike nga ministri i Brendshëm, Skender Hyseni.
“Deri më tani janë kthyer rreth 17 mijë persona dhe pritet të ketë edhe të tjerë”, u shpreh ai, duke puhuar se Kosova ka rritur fondet për të asistuar këta persona.