Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

2025/08/10 at 2:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, dyshohet se është “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”.


Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Haxhiu tha se dyshimet bazohen në informacionet që ajo ka nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ajo tha se BIA serbe e “komprementoi dhe ia organizoi zhvendosjen në Kosovë Llabanit” pasi ai ishte dënuar me gjashtë vjetë burgim në Serbi në vitin 2011.

“Mënyra se si ai u largua nga Serbia është enigmë, por dihet se Serbia e ka ende aktiv fletarrestimin për Llabanin”, tha Haxhiu.

Ajo tha se Llabani “ka raporte shumë të afërta me kryeterroristin, Millan Radoiçiq”, ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.

“Falë këtyre marrëdhënieve, ai ka përfituar në prona të paluajtshme e punësim të familjarëve”, tha ajo.

“Me mjetet financiare dhe pasurinë e patundshme që merr edhe sot nga Serbia, Llaban paraqet kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, tha ajo.

Kush është Radomir Llaban?

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Llaban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.

Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.

Llaban mori vëmendje pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – për shkak të Llabanit – e tërhoqi edhe kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë.

Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e gjyqtarit Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shqetësues dhe të rrezikshëm”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha ditë më parë se Llaban u emërua më 2018 pasi i ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretimit nga presidenti i Kosovës.

Kushtetuesja tha se Llaban ka qenë i punësuar në gjykatën më të lartë të vendit nga viti 2011, fillimisht si këshilltar juridik, para se të emërohej gjyqtar më 9 gusht 2018.

Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga presidenti i Kosovës vetëm me propozimin e dy të tretave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave.

Haxhiu tha Prokuroria duhet “të nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve” ndaj Llabanit.

“Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë t’i trajtojnë lëndët që ndërlidhen me Radomir Llabanin, që menjëherë të nxjerrin aktvendim për fillim të hetimeve nëse nuk e kanë bërë deri tash”, tha ajo.

Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare.

Haxhiu: Kushtetuesja i kaloi kompetencat e veta

Ministrja Haxhiu e komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila të enjten urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.

“Për mua njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”, tha Haxhiu.

E pyetur nëse partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, do ta respektojë vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha. Në fakt unë nuk e di cilin ta respektoj tani, atë të vitit 2014, atë të para një muaji”.

“Natyrisht se vendimet e Kushtetues duhet të respektohen, por ato duhet të komentohen dhe të kundërshtohen siç po bëjmë sot këtu, pra nuk duhet të heshtim përballë të këtij tejkalimi flagrantë të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

Haxhiu është kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, por ajo ka dështuar të emërohet në votim të hapur, ndërsa edhe votimi i fshehtë për të është kundërshtuar nga deputetët prej se u thirr seanca konstituive më 15 prill, pas zgjedhjeve të shkurtit./REL



Ju sugjerojmë

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
Para
Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%

Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike
















TE FUNDIT

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
8 Dhjetor, 2025

Shtetet anëtare të BE-së duan të rrisin presionin mbi azilkërkuesit e refuzuar dhe t'i bëjnë deportimet më efikase. Për këtë...

Lexo më shumë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
8 Dhjetor, 2025

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku...

Lexo më shumë

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Dhjetor, 2025

Sipas shumë ukrainasve, territori nuk është vetëm pika e ndjeshme e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Është gjithashtu diçka e pandryshuar në sistemin...

Lexo më shumë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com