Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, hapet seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

2024/08/19 at 6:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, hapet seminari për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

Rreth 200 albanologë nga mbi 15 shtete të ndryshme janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e 42-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.


Gjatë ceremonisë hapëse seminari, që këtë vit shënon 50 vjetorin e themelimit, u vlerësua të ketë luajtur një rol historik në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se për shumë vjet ky seminar ka dhënë njohuri e dije mbi shqipen dhe shqiptarët për studiues të shumtë që janë shndërruar më pas në mbështetës të mëdhenj të Kosovës.

“Seminari përjetoi po ato ngritje dhe rënie që kaloi edhe Kosova, që kaloi Universiteti, Akademia edhe institucionet tjera arsimore, shkencore dhe kulturore të Kosovës. Pas vitit 1981 seminari u sulmua pikërisht si nxitës i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në një kohë që ai mbeti simbol i një Kosove identitare, simbol i shkencës dhe i dijes”, tha zoti Kraja.

Drejtori i seminarit, Bardh Rugova, tha se në këtë 50 vjetor mirënjohja u takon akademikëve Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismjali të cilët, siç tha, trasuan rrugën për ngritjen e albanologjisë në botë.

“50 vjet më parë dy burra duke parë përvojën e vendeve përreth e kishin menduar themelimin e një institucioni që do të ishte shkollë për mësimin e shqipes për të huaj. Ishte emëruar fillimisht si Qendra e Kulturës Shqiptare për të Huaj dhe kishin ardhur 27 mysafir të asaj që ishte zanafilla e institucionit 50 vjetorin e të cilit po e kremtojmë sot”, tha zoti Rugova.

Pjesëmarrësit i thanë Zërit të Amerikës se seminari ofron një mundësi të shkëlqyer për të thelluar njohuritë e tyre.

“Paraardhësit tanë janë nga Kosova dhe ata kishin ikur për në Turqi ku lindi gjyshi im, më pas ai u shpërngul për në Siri ku lindi babai im i cili iku pastaj për në Dubai ku linda unë. Unë tani po ndjek studimet në Stamboll. Jam shumë krenar që jam këtu dhe jam shumë krenar për vijën e gjakut tim, babai gjithmonë më thoshte mos e harro vijën e gjakut dhe gjuhën tënde”, tha Albano Junes nga Dubai.

“Shqiptarët kanë qenë një ishull jo vetëm etnik, por një ishull goxha i veçantë dhe kjo gjë më ka shtyrë që të studioj më shumë Shqipërinë mesjetare dhe sidomos se si ka kaluar populli shqiptar nga mesjeta bizantine te mesjeta islamike dhe osmane. Prandaj kam ardhur këtu, unë jam historian, pra kam mbaruar për histori dhe mua më shumë sesa pjesa filologjike më tërheq pikërisht pjesa historike. Jam shumë i gëzuar, është viti i parë pra hera e parë që marrë pjesë në këtë seminar dhe shpresoj që ta hapim pak më shumë horizontin kulturor dhe diturinë tonë”, tha Marko nga Roma.

“Me siguri fakti se jam arbëresh më ka ndihmuar shumë në interesin tim për kulturën, historinë shqiptare. Mirë që e kam vazhduar këtë interes dhe interesi im saktësisht është për historinë dhe gjuhën por edhe pjesa e etnografisë më intereson shumë edhe historia pak më lokale edhe muzika. Interesi im është shumë madh, më shumë mund t’i them pasion i imi sepse unë merrem me diçka tjetër, jam historian arti”, tha Gabriele nga Sicilia.

“Më pëlqen shumë Prishtina, njerëzit janë shumë të ngrohtë dhe të shoqërueshëm, na flasin nëpër rrugë kur na dëgjojnë duke folur gjermanisht. Gjithashtu arkitektura këtu është shumë e veçantë, më pëlqen shumë Biblioteka Kombëtare është shumë interesante”, tha Benito nga Austria.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 dhe është mbajtur rregullisht deri në vitin 1991, kur ishte ndaluar nga autoritetet serbe. Ne vitet 1995 e 1996 sesionet e tij u mbajtën në Tiranë, ndërsa nga viti 2000, seminari është rikthyer në Prishtinë. Studiuesit e çmojnë atë si një ndër projektet më frytdhënëse për zhvillimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare./VOA



Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë

Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi, Italia lëshon alarmin e verdhë në 10 rajone

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi, Italia lëshon alarmin e verdhë në 10 rajone

Zjarret djegin mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Francë

Zjarret djegin mbi 400 hektarë sipërfaqe pyjore në Francë
















TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com