Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, hapet programi për nxitjen e investimeve nga emigrimi

2024/07/16 at 7:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, hapet programi për nxitjen e investimeve nga emigrimi

Qeveria e Kosovës e mbështetur nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, hapi të martën programin “Dritarja për Investime të Diasporës”, i cili synon t’u krijojë hapësirë emigrantëve të mbështesin vendin jo vetëm përmes dërgesave të parave, por edhe investimeve të drejtpërdrejta.

Nëpërmjet një fondi rreth dhjetë milionë eurosh nga qeveria dhe Fondi i Kosovës për Granci Kreditore do të garantohen kreditë për ndërmarrësit nga Kosova që jetojnë jashtë shtetit në vlerë deri 100 milionë euro.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky program zgjidh një nga problemet kryesore me të cilin janë përballur investitorët nga emigracioni.

“Duke qenë aktiv në shtetet ku jetojnë atje kanë pasur historik kreditor dhe bankat atje u kanë lëshuar kredi, megjithatë nuk kanë lëshuar kredi për të investuar në Kosovë pra në një juridiksion tjetër. Në anën tjetër kur kanë ardhur këtu dhe janë përpjekur të kenë qasje në financa në cilëndo bankë lokale, problemi ka qenë që si biznes i diasporës nuk kanë pasur historik kreditor në Kosovë dhe kryesisht janë trajtuar si biznese start up pa historik. Kjo ka krijuar një hendek në vlerësimin e saktë të riskut të këtyre bizneseve dhe kreditimin e tyre pa shumë burokraci dhe pa lënë shumë kapital si hipotekë”, tha zoti Murati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky hap do të shndërrojë emigracionin nga një investitor pasiv, që e ka mbështetur ekonominë e vendit vetëm me dërgesa financiare, në një investitor aktiv që drejtpërdrejtë ndihmon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Përveç kapitalit financiar i cili është i domosdoshëm për zhvillimin e vendit, mërgata jonë do të sjellë edhe aftësitë e njohuritë dhe kulturën e punës nga vendet ku ata jetojnë. Kjo gjë ka vlerë të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe padyshim që pasqyrohet si në planifikim ashtu edhe në administrim. Por një gjë është edhe më e shtrenjtë e që nuk mund t’i caktohet çmimi e kjo është kthimi i mërgatës tonë për të jetuar në Kosovë”, tha kryeministri Kurti.

Programi mbështetet nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila do të ofroj grante për ndërmarrësit që hapin biznese nëpërmjet tij.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shfaqi shpresën se programi do të sjellë në Kosovë kompani të reja të suksesshme që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

“Nga qeveria amerikane mbështetja e këtij programi është vetëm një pjesë e përkushtimit tonë të gjatë ndaj përpjekjes sonë tashmë për disa dekada, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, për të nxitur këtë zhvillim dhe për të siguruar të ardhme më të mirë për qytetarët e këtij vendi”, tha ambasadori amerikan Hovenier.

Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë thelbësor rolin e emigracionit të Kosovës në ekonominë e vendit posaçërisht për shkak të dërgesave financiare që vitin e kaluar arritën vlerën e 1.3 miliardë eurosh, por gjithashtu edhe për investimet në patundshmëri dhe shpenzimet gjatë vizitave në Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake nga regjistrimi i fundit i popullsisë, rreth 600 mijë persona jetojnë jashtë vendit, por të dhënat e plota priten nga fundi i këtij viti./VOA

Ju sugjerojmë

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe
Aktualitet

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
Para
Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

TE FUNDIT

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
17 Maj, 2025

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari. Sipas uniformave blu, ky shtetas,...

Lexo më shumë

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
17 Maj, 2025

Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës "Eurovision Song Contest” mbajnë...

Lexo më shumë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
17 Maj, 2025

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar. “Shqipëria duhet të jetë në Europë,...

Lexo më shumë

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
17 Maj, 2025

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com