Gjykata ka shtyrë paraburgimin për deputetët opozitarë të Kosovës Albin Kurtin, Albulena Haxhiu, Faton Topalli.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka marrë aktvendim kundër të akuzuarve, që janë deputetë opozitarë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilëve do t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deri më datën 17 shkurt 2016, raporton Koha.net
Aktvendimi vlen edhe për të akuzuarën, deputetën e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, të cilës i vazhdohet masa e arresti shtëpiak për dy muaj.