Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë.
Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit. Koci ka thënë se gomarët i kanë sjellë nga Istogu. Ai ka thënë se nuk dëshiron të jetë faktor i ndasive por unitetit.
“Pas aktgjykimit të Kushtetueses e kam përcaktuar se kush është fajtor, fajtor është Albin Kurti”, ka thënë ai. Koci është duke protestuar që disa javë lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend.