Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rugovë të Pejës.
Mësohet se një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore””, tha Rugova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.