Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë: Arsenal i madh armësh në vendin ku ndodhi sulmi

2023/09/25 at 5:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë: Arsenal i madh armësh në vendin ku ndodhi sulmi

Policia e Kosovës bëri të ditur se nata e së dielës në veri të Kosovës ka kaluar e qetë e pa ndonjë incident, ndonëse tensionet janë të larta pas sulmit të një dite më parë nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë, ku një rreshter i Policisë së Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos. Tre nga sulmuesit më pas u vranë nga policia dhe gjashtë të tjerë u arrestuan, nga numri prej rreth 30 personash të armatosur që morën pjesë në sulm ndaj policisë, sipas të dhënave. Një nga sulmuesit e arrestuar që është i plagosur dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa të arrestuarit e tjerë, disa nga ta po ashtu të plagosur, po marrin trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Mitrovicës.


Arsenal i madh armësh dhe municioni

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll një Manastir në fshatin Banjskë ku ishin barrikaduar sulmuesit, gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, fotografi të cilat i ndau për mediet. Aty kishte edhe iniciale kamuflazhi të KFOR-it që u përdorën nga sulmuesit.  “Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e mëhershëm të Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë. Mund të thuhet se kishte pajisje për qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cënojnë integritetin teritorial”, konstatoi ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Xhelal Svecla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, konfirmoi të dielën në mbrëmje në një konferencë për medie, se “grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës përbëhej nga serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës”. “Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen mediet e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Albin Kurtit”, tha Vuҫiç. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “që ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, dhe tha se “në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë”.

Gjermania dërgoi në Kosovë përfaqësuesin për Ballkanin

Reagimet për sulmin mbi policinë e Kosovës ishin në shkallë të gjerë si nga brenda vendit ashtu edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë, ku shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, e cilësoi atë “një sulm të tmerrshëm terrorist mbi oficerët e Policisë së Kosovës”, dhe e “dënoi me termat më të fortë agresionin”. Qeveria e Gjermanisë, dërgoi në Kosovë përfaqësuesin e saj për Ballkanin Manuel Sarrazin, i cili të hënën paradite zhvilloi  biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sarrazin, foli shkurt pas takimit me Kurtin, ku tha se “e dënon fuqishëm sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës”. “E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, Policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, tha Sarazin.

Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës deri tash nuk ka bërë asnjë reagim për sulmin e djeshëm në veri. Kjo heshtje i bëri përshtypje ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Röhde. “Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta thyejë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, shkroi ambasadori Rohde në platformën X.

“Grupe të mirëorganizuara”

Si i shohin zhvillimet e një dite më parë në veri, analistët e pavarur në periudhën  kur Kosova dhe Serbia janë të përfshira në procesin e dialogut për përmirësim të marrëdhënieve, dialog ky që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Gazmir Raci, analist i pavarur i tha DW-së se “sulmi terrorist i djeshëm në veri të vendit ishte një sulm i grupeve të mirëorganizuara”, që kishte “tentim që civilët që ishin marr peng në Manastir, të përdoren për të arritur qëllimet e tyre”.

“Bashkimi Evropian më në fund e pranoi se ka pasur sulm terrorist dhe agresion në Kosovë, kështu që besoj se kjo do të jetë një kthesë e madhe në dialogun e lehtësuar nga vetë BE-ja. Dialogu duhet të shkojë shpejt deri në fund dhe palëve, veçanërisht Serbisë, duhet t’i kërkohet një qëndrim përfundimtar, nëse do të zbatohet Plani Franko-Gjerman apo ka ende aspirata aktive për të marrë një pjesë territorin e Republikës së Kosovës”, shprehet Raci. Dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania dhe Franca “duhet të riaktivizohen, sepse ishin sponsorizuesit e marrëveshjes së fundit”, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut”,thekson Raci.

“Do ishte mirë që Serbia të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë, por ne e pamë së fundi gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku ministri i Jashtëm serb e takoi Ministrin e Jashtëm Lavrov të Federatës Ruse. Serbia vazhdon të jetë sateliti i vetëm i Rusisë në Ballkan së bashku me Dodik në BiH. BE duhet të ndalojë me çdo forcë depërtimin e Rusisë më tutje në Ballkanin Perëndimor, dhe dera për anëtarësim në BE për 6 shtetet e këtij rajoni duhet hapur me urgjencë”, sipas analistit Gazmir Raci.

“Mosbesimi është në kulm”

Një analist tjetër i pavarur, Agon Maliqi, i tha DW, se “pas suksesit ndaj grupit terrorist, politika e Kosovës dhe institucionet e sigurisë duhet të dërgojnë mesazhe paqeje dhe ta krijojnë një klimë të sigurisë për qytetarët serbë në veri”. “Në shikim të parë duket sikur sulmi terrorist e dobëson çfarëdo mundësie për vazhdim të dialogut. Palët janë më larg se kurrë dhe mosbesimi është në kulm. Mungon niveli elementar i instrumenteve si dhe klima për zbatimin e marrëveshjes. Në anën tjetër, sulmi terrorist edhe mund të rrisë alarmin dhe urgjencën në kancelaritë perëndimore dhe presionin perëndimor që të ecet përpara. Për momentin nuk ka kurrfarë procesi politik aktiv dhe mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, sepse, sa i takon palëve, prej atyre nuk mund të pritet kurrfarë hapi përpara”, thotë analisti Maliqi.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ditën e hënë e shpalli ditë zie në Kosovë në nderim të rreshterit të policisë Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmi terrorist mbi policinë, nga një grup i armatosur në fshatin Banjska të komunës së Leposaviqit në veri të Kosovës. Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u bojkotuan nga serbët.

Vrasja e së dielës e pjesëtarit të policisë ndodhi në një periudhë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë,, vende këto  të cilat dështuan javën e shkuar të shënojnë ndonjë përparim në procesin e dialogut të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve./DW



Ju sugjerojmë

Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve
Aktualitet

Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve

11 Maj, 2025 12:10 pm
Denoncimi i PD për blerje votash dhe të shtëna në Dibër,shoqërohet në polici oficeri
Aktualitet

Denoncimi i PD për blerje votash dhe të shtëna në Dibër,shoqërohet në polici oficeri

11 Maj, 2025 12:04 pm
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
Aktualitet

Dërgesa e votave të diasporës, Celibashi: Besoj se numri do të shkojë në 200 mijë

11 Maj, 2025 12:03 pm
Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin
Kryesore

Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin

11 Maj, 2025 11:59 am
“Futet dhe bën presion”, 3 denoncime për kandidatë të PD në Lushnjë dhe Fier
Aktualitet

“Futet dhe bën presion”, 3 denoncime për kandidatë të PD në Lushnjë dhe Fier

11 Maj, 2025 11:49 am
“Në 5% të QV-ve ka pasur tension”, Celibashi: 8% e tyre janë hapur me vonesë
Aktualitet

“Në 5% të QV-ve ka pasur tension”, Celibashi: 8% e tyre janë hapur me vonesë

11 Maj, 2025 11:38 am
“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…
Aktualitet

“Ju uroj ditë fantastike nga Surreli”, Rama poston videon: Këtu me katunaren time…

11 Maj, 2025 11:25 am
Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE
Aktualitet

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e 11 Majit, test për anëtarësimin në BE

11 Maj, 2025 11:13 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

11 Maj, 2025 11:08 am
Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!
Aktualitet

Voton kryeministri Rama: Të presim çfarë do të thotë populli!

11 Maj, 2025 10:59 am
Para
Sulmi në veri të Kosovës, reagon Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion

Sulmi në veri të Kosovës, reagon Lista Serbe: Pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion

Gjermania përgëzon Kurtin për maturinë dhe menaxhimin e kujdesshëm të tensioneve në veri

Gjermania përgëzon Kurtin për maturinë dhe menaxhimin e kujdesshëm të tensioneve në veri

U vra nga një sulm në veri të Kosovës, i jepet lamtumira efektivit Afrim Bunjaku

U vra nga një sulm në veri të Kosovës, i jepet lamtumira efektivit Afrim Bunjaku
















TE FUNDIT

Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve

Labinot-Fushë/Debat mes vëzhguesit të PS e PD, pretendohet për intimidim të votuesve
11 Maj, 2025

Një debat ka ndodhur në qendrën e votimit në Labinot-Fushë në Elbasan. Sipas Tv Klan, mësohet se vëzhguesi i PD...

Lexo më shumë

Denoncimi i PD për blerje votash dhe të shtëna në Dibër,shoqërohet në polici oficeri

Denoncimi i PD për blerje votash dhe të shtëna në Dibër,shoqërohet në polici oficeri
11 Maj, 2025

Lidhur me ngjarjen e djeshme në Dibër, ku demokratët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi denoncuan një rast të dyshuar të...

Lexo më shumë

Dërgesa e votave të diasporës, Celibashi: Besoj se numri do të shkojë në 200 mijë

PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
11 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat deklaroi se janë 185 679 zarfe të mbërritur në...

Lexo më shumë

Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin

Zannier viziton disa qendra votimi në Tiranë: Jemi këtu për të vëzhguar procesin
11 Maj, 2025

Lamberto Zannier, kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR ka bërë një deklaratë për shtyp nga KZAZ nr....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com