Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të martën, më 18 janar, janë regjistruar 720 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 4.785 mostrave.
Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 159 persona janë shëruar derisa 5.678 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.995 persona kanë vdekur./Opinion.al