Pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë, ka filluar zyrtarisht procesi i numërimit të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.
Megjithatë, është theksuar se deri tani janë procesuar 90.68% të votave dhe përqindja do të rritet ende.
Ndërkohë, në EXIT POLL-in e Klan Kosovës dolën këto rezultate:
Lëvizja Vetëvendosje 38.2%
Partia Demokratike e Kosovës 22.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 20.1%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.6%