Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova: Shqipëria s’është as SHBA, as BE. Nuk na duhet ndihma për dialogun me Serbinë

2016/10/14 at 5:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova: Shqipëria s’është as SHBA, as BE. Nuk na duhet ndihma për dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në një reagim ndaj vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe Nish, ka përjashtuar çfarëdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se për këtë punë, Kosova e ka mbështetjen amerikane dhe europiane, ndërkohë që duke komentuar bashkëpunimin Beograd-Tiranë, kryediplomati kosovar ka theksuar se kjo është çështje bilaterale e këtyre dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka dërguar një porosi Tiranës rreth zërave të mundshëm për një rol të Shqipërisë në raportet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për televizionin shqiptar ART në Maqedoni, ai ka përjashtuar çfarëdo lloj mundësie të përfshirjes së shtetit shqiptar duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe historikisht Shqipëria e ka të qartë këtë.

Madje Hoxhaj ka shkuar më larg duke thënë se Shqipëria nuk është aktor global dhe Kosova natyrisht kërkon ndihmën amerikane apo të BE-së, por jo të dikujt tjetër.

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi për një vizitë 2-ditore, ndërkohë që edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi mbrëmë se normalizimi i raporteve shqiptaro-serbe bëhet përmes Prishtinës, jo Tiranës.

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës

Sulmohet me thika në mes të Tiranës, në gjendje të rëndë 27 vjeçari

Për të jetuar shëndetshëm, hani ushqim japonez

Për të jetuar shëndetshëm, hani ushqim japonez

Foto/ Bebe Rexha seksi në klipin e ri

VIDEO/ Bebe Rexha çmend fansat, ju mëson si të tundni të pasmet

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com