Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova nuk njeh diplomat shqiptare, studentët: Harxhuam miliona

2016/03/10 at 7:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova nuk njeh diplomat shqiptare, studentët: Harxhuam miliona

Numri i studentëve që janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri besohet se është me qindra. Kostot vjetore të shkollimit të tyre atje janë tejet të larta, por pas diplomimit ata kurrë nuk kanë mundur të punojnë në profesionin e tyre, pasi Ministria e Arsimit e Kosovës ende nuk po ua njeh diplomat.


Diplomat e këtyre studentëve njihen në të gjitha vendet e rajonit, në ato Bashkimit Europian, SHBA Kanada etj, përveç në Republikën e Kosovës.

M.Aliu është njëra ndër studentët që është përballur me këtë fakt të hidhur tash e disa vite. Ajo ka studiuar Farmacinë në Universitetin “ALBANIAN UNIVERSITY” U.F.O, në Tiranë. Aliu ka studiuar për pesë vite dhe është diplomuar me gradën Master në Farmaci. Studimet i ka përfunduar në vitin 2009 dhe deri më sot (janë bërë shtatë vite) asnjëherë nuk ka mundur të punojë në profesionin e saj.

Aliu tha për Gazetën Express se kosto e shkollimit të saj në Tiranë kapë shumën deri në 68 mijë euro. Kjo kosto e lartë përfshinë tarifën e studimeve, banimin, librat, shpenzimet ditore, udhëtimin dhe pagesa të ndryshme shtesë për pesë vite me radhë.

“Humbjet që më janë shkaktuar janë të shumta. Së pari në aspektin profesional më është mohuar e drejta për ushtrim të profesionit për afër 7 vite me radhë, së dyti në aspektin material. Me një përllogaritje të thjeshtë nëse marrim për bazë një fitim ose pagë mesatare në biznesin e farmaceutikes në shtetin tonë atëherë i bie që për 84 muaj me të ardhura mujore 1000 euro në muaj kam humbur 84000 euro për këtë kohë” tha Aliu.

Këta studentë për vite me radhë janë parë të protestojnë pranë Ambasadës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë. Por, si duket mungon vullneti politik për ta përfunduar këtë çështje.

Ditë më parë asistenti i ministrit të Arsimit në Kosovë Faton Fetahu tha për Gazetën Express se: “Shqipëria nuk është anëtare e ENQA-së (Rrjetit Evropian të Agjencive Akredituese). Kjo edhe ka qenë dhe është pengesa ligjore për mos-njohjen e diplomave të fituara në institucionet private të arsimit të lartë në Shqipëri”.

Aliu është interesuar vetë të shkojë edhe në Shqipëri për të marrë vesh problemin e nostrifikimit të këtyre diplomave.

“Ata në Shqipëri kanë qeshur kur ju kam thënë për se nuk jeni akredituar këtu në “ENQA” , ata më thanë “ENQA” është një OJQ dhe nuk kemi pse të paguajmë lekë kotë” tregon Aliu.

Njohja e diplomave reciproke ndërmjet dy vendeve aktualisht zbatohet vetëm në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka thënë në emisionin e Gazetës Express, “Komiteti” se problemi rreth kësaj çështjeje qëndron në Kosovë.

“Ju i shikoni edhe diplomat e universiteteve te Anglisë me dyshim, prandaj nuk është problemi tek ne por është problemi këtu”.

Kur Aliu kishte vendosur të kryente studimet universitare në Tiranë, Universiteti ku ajo ka studiuar ka qenë i licencuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Shqipërisë dhe i akredituar nga Agjencioni Kombëtar i Akreditimit të Shqipërisë.

Vlen të theksohet se mbas vitit 2013 në Shqipëri janë mbyllur shumë institucione të arsimit te lartë. Universiteti ku ka diplomuar Aliu nuk është mbyllur-pezulluar asnjëherë, për me tepër vetë Ministrja e Arsimit në Shqipëri Lindita Nikolla ka përfunduar një Master në te njëjtin Universitet.

E tërë kjo histori me një udhëzim administrativ në vitin 2009 (koha kur Enver Hoxhaj ishte Ministër i Arsimit në Kosovë), ku kërkohet që nostrifikimi i diplomave dhe titujve akademikë të fituar në universitete jo-publike jashtë Kosovës që ato institucione të arsimit të lartë duhet të jenë të akredituara nga një agjenci që është pjesë e ENQA’së.

Pas tërë këtyre viteve Ministria e Arsimit ka dhënë një afat kohor se kur do shqyrtohet mundësia për njohjen e diplomave.

“Tani, kjo çështje është diskutuar hollësisht me autoritetet e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe MASHT, brenda muajit mars do të ofrojë zgjidhje ligjore për trajtimin dhe shqyrtimin e njohjes së këtyre diplomave sipas procedurës dhe kritereve që vlejnë për të gjitha diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës” ka thënë Fetahu./Gazeta Express/



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
INTERVISTA/ Rukie Rama, personazhi i gjallë i romanit “Nata me hënë” i Kadaresë

INTERVISTA/ Rukie Rama, personazhi i gjallë i romanit "Nata me hënë" i Kadaresë

Video/ Adrian Gaxha dhe planet për martesë

Video/ Adrian Gaxha dhe planet për martesë

Vangjush Dako: Berisha burrë shteti,Blushi si Grida Duma

Vangjush Dako: Berisha burrë shteti,Blushi si Grida Duma

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com