Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE”

2024/05/08 at 8:45 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE”

“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit te Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi.

Këshilli mblidhet javën që vjen dhe pritej që të votonte për kërkesën e Kosovës, e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke nxitur besimin në Prishtinë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd.

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duket se u bë “thembra e Akilit” në përpjekjet e Kosovës, sikundër është pika më e nxehtë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi “absurd” dhe të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

“Draft statuti i (Miroslav) Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të Quintit si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgoj dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.

Dy ditë më parë pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë ai bëri thirrje që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos ngatërrohet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, meqë këto procese janë të ndara.

Por, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është në fund të mandatit, tha se këto procese “janë shumë të lidhura”. Këshilli i Evropës, tha ai, “ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshinë edhe Asociacionin”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit, i cili duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit. Themelimi i tij është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Serbia u vu në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse me marrëveshjen e Ohrit zotohet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./ VOA

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Lypësja e Elbasanit pranon vrasjen e burrit? “Ose do na vriste ose do ta vrisnim”

Lypësja e Elbasanit pranon vrasjen e burrit? “Ose do na vriste ose do ta vrisnim”

Zgjedhjet në Maqedoni, Fronti Europian: Jemi në avantazh 30 mijë vota mbi opozitën

Zgjedhjet në Maqedoni, Fronti Europian: Jemi në avantazh 30 mijë vota mbi opozitën

Britania dëbon atasheun rus të mbrojtjes për shkak të “aktiviteteve malinje”

Britania dëbon atasheun rus të mbrojtjes për shkak të “aktiviteteve malinje”

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com