Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, ja afati përfundimtar

2016/06/09 at 7:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, ja afati përfundimtar

Zëvendësministri kosovar i Integrimit Evropian, Ramadan Iliazi gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, u shpreh se livizja e lirë për qytetarët e Kosovës në drejtim të vendeve të bashkimit Evropian mund të kryhet brenda këtij viti.

Ai tha se janë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për Lëvizjen e Lirë, dhe në këtë mënyrë Kosova shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave.

“Kjo është bindja jonë e thellë që Kosova do të marrë liberalizmin e vizave deri në fund të vitit, kuptohet, përveç nëse do të ketë ndonjë surprizë të paparashikuar, ku debati rreth zonës Schengen që është duke u zhvilluar në BE të merr një kahe tjetër.

Mos te harrojmë që gjatë qershorit kemi zhvillime të tjera të rëndësishme, siç është referendumi për Britaninë e Madhe, për fatin e këtij shteti në raport me Bashkimin Evropian, do të mbetet apo do të largohet nga Bashkimi Evropian. Të gjitha këto zhvillime mund të kenë ndonjë efekt negativ në proces, por e jona është që të sigurohemi qëasnjë obligim që ne e kemi në këtë proces të mos e injorojmë dhe anashkalojmë dhe të sigurohemi që e kemi plotësuar”, u shpreh Iliazi.

Komisioni Evropian në fillim të muajt maj, në një raport të tij, ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të kundërthënshëm për opozitën, dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni tha se do mbrojë propozimin e tij para Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, dy institucione që duhet të vendosin për cështjen e liberalizimit të vizave paraprakisht.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, i tha Radion Evropa e Lirë, se Parlamenti në Kosovë duhet “ta miratojë sa më shpejt marrëveshjen për demarkacion” me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

“Raporti është në Parlament por sic e thash ratifikimi I marrëveshjes së kufirit, pas gjithë bisedave që kam pasur në ditët e kaluara, është një kusht absolut dhe pres që Parlamenti i Kosovës ta ratifikojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fajon.

Opozita në Kosovë ndërkohë, pas një vale kundërshtimesh në fund të vitit të kaluar, ka ritheksuar faktin se çdo përpjekje për ta futur në Parlament çështjen e kufirit do të përballet me reagime. Së fundi ajo ka kërkuar një komision të ri që do ta përkufizojë mirë, sipas saj, kufirin me Malin e Zi.

Përmbushja e kushteve të paraqitura nga Komisioni Evropian, pavarësisht reagimeve të opozitës, do të mund të ndikojë në qëndrimin e fortë të një pjese të vendeve anëtare të BE-së që e kanë kundërshtuar liberalizimin e vizave.

Theks i veçantë thuhet të jetë vënë në sundimin e ligjit, ose më thjeshtë një aksion më vendimtar i autoriteteve të vendit në luftën kundër korrupsionit.

Sidoqoftë, vera e sivjetme mund të kalojë në çështje procedurale brenda Këshillit Evropian dhe Parlamentit të Evropës, dhe ka pak gjasa që ato të përmbyllen brenda disa muajsh.

Vendimi për lëvizje të lirë mund të merret më vonë gjatë vitit, por edhe zyrtarët e Kosovës e kanë të qartë se lëvizja e lirë mund të bëhet jo para dhjetorit të këtij viti.

Ju sugjerojmë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Mijëra tifozë në ceremoninë e fundit para varrimit të Muhammad Ali

Mijëra tifozë në ceremoninë e fundit para varrimit të Muhammad Ali

Kur Clinton interesohej për refugjatët kosovar në Shqipëri

Kur Clinton interesohej për refugjatët kosovar në Shqipëri

A po lëkundet Europa?

A po lëkundet Europa?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com